Kryetari i PD, Sali Berisha bëri publike statistikat brenda Partisë Demokratike për përfaqësimin në parlament të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha tha se, nga 140 kandidatura, 55 prej tyre janë gra, duke arritur në kuotën e 39%, të përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Berisha dha edhe për diasporën, si dhe përfaqësues nga të rinjtë që kanë dalënë listat e PD në garën për deputet.
“Unë do ju jap nja dy statistika, se i paskam këtu.
Janë nga 140 kandidatura, 85 janë burra, 55 janë gra. Pra gratë arrijnë në 39%.
Të rinj, janë 25, apo 18%. Pra, janë mbi parashikimet. Nga diaspora janë 7 përfaqësues”, tha Berisha.