Berisha: Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon!

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit të PD për qeverisjen 2025-2029 për infrastrukturën dhe transportin, kryetari i PD, Sali Berisha e ka vënë theksin dhe tek portet detare.

Berisha tha se, vendi ynë ka një pozicion gjeografik që i konkurron të gjitha vendet e rajonit, ndërsa theksoi se do ti kundërvihen projektit ‘Dubai City-t të Edi Ramës dhe arabit të tij, Al Alabar’.

Shqipëria ka një pozicion gjeografik që konkurron të gjitha portet e rajonit.

U bë një betejë e madhe kundër Rrugës së Kombit vetëm e vetëm për transformimin gjeostrategjik që ajo sillte në raport me transportin detar dhe rrugor.

Sepse ajo rrugë bënte më të përshtatshëm portet shqiptare dhe kështu janë.

Vlora është territori i ujërave të thella por porte mund të ndërtohen aty ku vendos fuqia, teknologjitë e lejojnë këtë, është e njohur kjo.

Natyrisht ne i jemi kundërvu dhe i kundërvihemi Dubai City-t të Edi Ramës dhe arabit të tij, Al Alabar. Ai është një monument korrupsioni i përmasave të jashtëzakonshme.

Monument me të cilin Edi Rama dëshmon se po realizon ëndrrën e të bërit një miliarder.

Ndaj dhe duke hedhur poshtë idenë e ndërtimit në Durrës të një Dubai City, ne qëndrojmë për rëndësinë jetike të porteve.

Veçanërisht ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë apo Durrës-Prishtinë e bën Durrësin, mundet edhe Vlorën- në vitin 2007 ne kishim një projekt gjigant për Vlorën me portin më të madh në rajon diku afër Zvërnecit. Ky projekt ra viktimë e flluskës që pësoi Siti i Londrës. Ata punuan shumë për projektin, por atje siç e dini, ndodhi një piramidizim i disa bankave të Sitit. Por sidoqoftë ne kemi studime dhe do bëjmë studime.

Shqipëria do bëhet epiqendër kryesore e transportit detar në rajon”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …