Këlliçi paraljmëron kandidatët e PS: Nëse guxoni të prekni votën, do të keni fatin e Veliajt

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, njeriu që ka denoncuar më së shumti nga foltorja e PD aferat korruptive të Erion Veliajt, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për lënien në burg të Veliajt.

Në reagimin e tij, Këlliçi shprehet se ky vendim është një çlirim e frymëmarrje për banorët e Astirit, Kombinatit, 5-Majit… për protestuesit e Aleancës për Teatrin dhe për çdo qytetar të zakonshëm. Ai paralajmëron këdo nga kandidatët e PS që do tentojë të shkelë ligjin gjatë fushatës elektorale për pasojat që do të ketë para ligjit.

Postimi i Belind Këlliçit

Sot kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj mbeti në burg!

Sot është një ditë tjetër çlirimi dhe frymëmarrje nga ky hajdut i pashembullt për kryeqytetin tonë dhe më gjerë.

Sot është një ditë tjetër kur banorët e Astirit, të zonës së Kombinatit, banorët e 5 Majit, ata të Myslym Ketës, protestuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të gjithë qytetarët e thjeshtë që kanë rënë pre e dhunës institucionale të tij dhe shpurës së tij, marrin frymë lirisht dhe ndjejnë shpagim për padrejtësitë e pësuara.

Sot familja e të ndjerit Ardit Gjoklaj ndjehet e lehtësuar gjithashtu!

Unë jam këtu për t’ju thënë se nesër, për Shqipërinë, do të vijë një ditë e re.

Të gjithë kandidatët e PS që guxojnë të shkelin ligjin dhe të tjetërsojnë votën, të gjithë zyrtarët që abuzojnë me pushtetin e firmës, ata që blejnë vota e shtrojnë asfalt elektoral, ata zyrtarë që keqpërdorin si pronë private administratën publike, do të bashkëndajnë me Veliajn fatin e përbashkët.

Ashtu si zyrtarët e korruptuar tashmë pas hekurave, do ju bashkohen shokëve të qelisë.

Ky është angazhimi im dhe i Partisë Demokratike, për një Shqipëri më në fund të lirë nga një kastë mafioze.

Bashkë do i’a dalim.

About Redaksia

Check Also

Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar …