Kurthi Rama-Uluziu dhe Lal Vjedhësi – Kurbani i 11 Majit!

Nga Sali BERISHA

Në një operacion përgjimesh si në filma, në qelitë e burgut qeveritar në Durrës, u faktua se Lal Vjedhësi, siç e kisha denoncuar disa javë më parë, nga qelia, në bashkëpunim me Mjerot dhe Karlon e qeverisë, kishte montuar dhe paguar një fushatë të egër terrori mediatik kundër prokurorit Dado dhe gjykatësit Bano.

Kurthi ishte organizuar nga Edi Rama, i cili kishte urdhëruar regjistrimin e telefonatave dhe bisedave në dhomë. Në të vërtetë, qytetari dixhital që informoi javë më parë se Lali Vjedhësi kishte thirrur nga Vjena dhe kishte ngarkuar vëllanë e tij, Arbër Velia, për të drejtuar këtë fushatë, sot njofton se përgjimi i Lali Vjedhësit është urdhëruar nga Edi Rama dhe zbatuar nga Uluzi Manja përmes Policisë së Burgjeve, e cila varet direkt nga ministri Manja, dhe askush tjetër nuk mund të vendoste përgjues në qelitë qeveritare të burgut të VIP-ave në Durrës.

Sipas tij, vetë Uluziu u investua personalisht, duke e tërhequr në një vendqendrim tjetër për të liruar dhomën për vendosjen e çimkave, sikundër është po Uluziu, që në zbatim të kurthit i lejoi telefonin, në mënyrë të fliste me ato që donin.

Po kështu, në këtë skenar dalin edhe njerëz të besuar të qeverisë, si Mero dhe Bolino. Thuhet se këta të fundit kanë dëshmuar në hetuesi për porositë dhe pagesat që kanë marrë nga vëllaçko, Arbër Velia.

Operacioni i fundosjes përfundimtare të Lal Vjedhësit u shoqërua edhe me sulmet e ashpra të Ramës ndaj Etjen Xhafës dhe videot e shpërndara ku shihet Erion Velia me çantë shpine, para arrestimit, në zyrën e Xhafës.

Si përfundim, mund të thuhet se kurbani i parë i madh i zgjedhjeve të 11 majit u ther sot, dhe se me këtë kurth, Rama siguroi postin e kryetarit të PS-së pas disfatës zgjedhore të 11 majit 2025.

About Redaksia

Check Also

Tenori i njohur kandidat i PD në Elbasan: Më propozoi Gramshi, krenar që jam në listë të hapur

Ish-banori i Big Brother Albania Vip 2, tenori Armaldo Kllogjeri do të kandidojë për deputet …