Veliaj: Më ngritën kurth, më vunë në përgjim bisedat!

Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij, teksa akuzohet nga SPAK për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se vendimi i sotëm nuk ishte vendimi që ai do të donte, por sipas tij, e donin ata që i janë “qepur si të ishte armiku më i betuar i këtij vendi”, sipas tij.

Veliaj e konsideronte si ngritje të një kurthi, përgjimin e bisedave në burg me bashkëshorten dhe vëllain dhe sipas tij, i kanë ngritur një dosje të re edhe me shkrimet me sulmet ndaj prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani.

Ndër të tjera, Veliaj hedh akuza edhe ndaj Artur Metanit të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ku thotë se i ka shkruar, por i duket sikur ka hedhur një letër brenda një shisheje në det dhe kushedi në ça bregu ka dalë.

Veliaj përdor edhe avokatin amerikan, që sipas tij, ka ngritur pyetjen se pse ndodhet në burg pa gjyq, ndërkohë, që tashmë nuk ka vendim gjykate vetëm në shkallën e parë, por edhe në Apel, duke e lënë në burg. Ai thotë më tej se luftën për drejtësi do ta vazhdojë dhe do ta bëjë deri në fund.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ Gazetarja: Veliaj urdhëroi nga qelia mediat të sulmojnë drejtësinë!

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin e gjykimit të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, …