Berisha: Ne do përqendrohemi me të gjitha forcat tona që të nxisim prodhimin në vend

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me demokratët në Elbasan, ku ndër të tjera tha se prodhimi në Shqipëri të jetë krenaria jonë, u shpreh se, Qeveria e ardhshme nën drejtimin e PD, do të përqendrohet fuqishëm në prodhimin vendas, duke nxitur bizneset në sektorët prodhues.

Berisha tha se, Shqipëria do të jetë më tërheqëse për investimet e huaja, duke përthithur kompanitë më të mëdha të teknologjisë së lartë.

Unë besoj se përzgjedhja jonë që ekonomia të jetë epiqendër e programit dhe në këtë kuadër prodhimi në Shqipëri të jetë krenaria jonë, është e drejtë.

Po shterron, nuk po prodhon Shqipëria.

po të vini re ju, nga mëngjesi gjer në darkë flitet për turizëm. Shumë mirë, është potencial i madh, por të ardhurat nga turizmi janë qesharake për të gjithë popullatën.

Statistikat tregojnë se vitin e kaluar me 11.6 milionë turistë, janë gjithsej 7.8 milionë net fjetje. Përsëri turistëve u takon 0.7 net fjetje, asnjë natë fjetje për turist.

Kjo do të thotë se në shitjen e përgjithshme, kanë pasur një vit më parë 140 milionë euro, këtë vit mund të kenë 150 milionë euro. Si TVSH e tyre merren 7-8 milionë euro. Pra, qytetari që nuk ka hotel apo apartamente me qira dhe që janë 90 përqind e shqiptarëve, ata fitojnë gjithsej 4-5 euro për turist. Ndërkohë japin për turizmin 230 euro nga taksat e tyre. Sepse ky shpenzon 430 milionë euro për infrastrukturën e komplekseve të investitorëve strategjikë.

Ky është stil kolonial. Ky është shfrytëzimi më tipik kolonial.

Kjo merr fund.

Ne do të formalizojmë turizmin. Ne kemi investuar dhe do investojmë përsëri në turizëm.

Por prodhimi është prioriteti ynë absolut. Gjashtë semestra me radhë që bie punësimi. Rënia e prodhimit është stopim i zhvillimit.

Ndaj ne do përqendrohemi me të gjitha forcat tona që të nxisim prodhimin në Shqipëri.

Absolutisht e realizojmë këtë me siguri dhe shpejtësi.

Do e bëjmë Shqipërinë vendin më tërheqës për investimet e huaja.

Do tërheqim kompanitë më të mëdha të teknologjisë së lartë.

Ku e bazoj këtë? Kemi rritur nga viti 2006 deri në vitin 2013 eksportet me 320 përqind. Eksporti është prodhim.

Ndaj dhe ne përqendrohemi tek ky program, sepse ky program për Shqipërinë Madhështore është absolutisht në duart tona dhe kjo realizohet plotësisht”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pse Rama nuk po e mbyll dot TikTok-un

Ditën e sotme, sipas urdhrit të qeverisë, TikTok duhet të kishte “ndërruar jetë” në Shqipëri. …