Pse Rama nuk po e mbyll dot TikTok-un

Ditën e sotme, sipas urdhrit të qeverisë, TikTok duhet të kishte “ndërruar jetë” në Shqipëri. Por ndërkohë që ora kalon, trendet virale vazhdojnë të mbushin ekranet e celularëve. Shqiptarët vazhdojnë të bëjnë scroll pa e kuptuar nëse ky është momenti i fundit në aplikacion apo thjesht një tjetër ditë normale në internetin shqiptar.
Me një seriozitet që rivalizonte atë të një konkursi për meme, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike shpalli urdhrin e tij historik: “TikTok do të mbyllet brenda datës 13 mars!” Por duket se plani ishte aq kompleks, sa patronazhistët që punojnë si IT nuk e kuptuan se çfarë duhej të ndodhte. Fakt është që TikTok vazhdon të jetë i hapur, dhe përdoruesit shqiptarë vazhdojnë të postojnë për faktin që… TikTok nuk është mbyllur.
Shqiptarët e gjorë, me celularët në dorë, e pritën këtë njoftim me reagimin më klasik: “Epo, hajde ta shohim!” Dhe e panë… që në fakt TikTok nuk u mbyll, të paktën deri në këto momente.
Ironia më e madhe? Ata që ishin të bindur se do të bllokohej, sot janë të zhgënjyer që ende funksionon. Disa madje po pyesin veten nëse qeveria ka ndonjë plan rezervë apo thjesht ndodhi “një keqkuptim teknik”. Në çdo rast, përdoruesit kanë marrë një mesazh të qartë: vendimet mund të merren, por zbatimi është një histori tjetër.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e nesërme, 15 mars …