Berisha: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” nuk ishte një akt censure, ai është një ent publik

Kryetari i PD, Sali Berisha nuk e ka konsideruar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, për mbylljen e Zërit të Amerikës, si një akt censure. Sipas tij, ‘Zëri i Amerikës’ është një ent publik, dhe një vendimmarrje e tillë është çështje e gjeopolitikës globale.

“Komenti im është ky, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se çfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar.

Unë e kam ndjekur sepse atë e kam tregues.

Dhe e dyta,fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha se nuk do ketë censurë në SHBA.

Në këtë kontekst, mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e gjeopolitikës globale.

Pra, ata konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen me këtë radio të kufizohen ose të shmangin një propagande që administrata aktuale dhe zonja Lake e konsideronte të tepërt.

Kështu që nuk ka të bëjë me censurën kjo. Ai është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror, por në qoftë se televizionet private kanë të gjithë hapësirën, shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë.

Në këtë aspekt, mund të them se ai ishte një akt anticensure mbyllja e Zërit të Amerikës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Miliardat e Ramës për integrimin si miliardat e Shpiragut! Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar gjatë një dalje për mediat mashtrimet e …