Berisha: Skenë e rrallë! Gazetari guximtar ndjek zyrtarin hajdut të Edi Ramës!

Banorë të fshatit Nikoliq të Hasit akuzojnë kreun e Kadastrës, Fadil Mazrekun se po u merr pronat. Ata shprehen se pronat që u janë dhenë atyre në vitin 1993 nga Komisioni i Ndarjes së Tokave, janë tjetërsuar nga Mazreku dhe iu janë dhënë njerëzve të afërt me të, madje dhe nipit të tij, duke u bërë shkak edhe për shumë konflikte.

Emisioni i ‘Piranjave’ zbuloi ditën e djeshme në Syri Televizion se ishin nisur drejt Hasit për të takuar zotin Mazreku, i cili jo vetëm që nuk pranoi të përgjigjej për akuzat e drejtpërdrejta që vijnë ndaj tij nga banorët e Nikoliqit, por nxitoi të largohej me makinë, madje duke shkelur dhe rregullat e qarkullimit rrugor vetëm e vetëm që t’u shmangej.

Lidhur me ngjarjen ne fjalë, ka reaguar kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha. Në videon e publikuar në profilin zyrtar të Facebook, Berisha shkruan: Skenë e rrallë: Gazetari guximtar ndjek zyrtarin hajdut të Edi Ramës!

About Redaksia

Check Also

Gruaja e kapobandës së Shijakut merr leje për pallat 18 katësh në Durrës

Një nga kapobandat e Shijakut, Altin Hajri, është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër …