Gjimnazisti Orest Berberi ka mbajtur fjalën gjatë protestës që po mbahet këtë të shtunë te kryeministria për mbylljen e aplikacionit TikTok.
I riu Orest Berberi gjatë fjalës së tij për të pranishmit ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë, ndërsa ka ironizuar edhe deklaratën e një të riu të FRESH i cili gjatë fjalimit të tij në kongresion rinor të PS-së tha se rinia ishte petalja e trëndafilit socialist.
Më tej i riu i bëri thirrje kreut të qeverisë së ky i fundit mund të mbyllë TikTokun por në fund do të marrë Noc Rrokun referuar deklaratëve të këtij të fundit për opozitën dhe liderin demokrat Berisha.
Orest Berberi: Ne nuk jemi petalet e trëndafilit socialist, jemi qytetarë të fjalës së lirë. Edvin Rama ti deri më 12 maj ti mund të mbyllësh çfarëdo rrjeti social, por ki parasysh që kur të mbyllësh tiktokun në fund do të marrësh noc rrokun. Kur të mbyllësh tiktokun në fund do të biesh në kënetë. Në fund do të haj bufi i kënetës si një zvarranik pa shtyllë kurrizore që e vetmja gjë që di të bësh është falli që hedh te kafenetë e lagjes. Unë dua të mbyll me një diçka të bukur të një aktori, O Edvin Rama kur i shikon të gjithë këta të rinj në shesh nga cila anë do flesh. fitore më 11 maj dhe poshtë të gjithë censurat e qeverisë.