Gjimnazistja: Censura është një hije e errët që kërcënon të mbulojë dritën e demokracisë

Gjatë protestës së opozitës kundër censurës në sheshin Skënderbej përballe godinës së qeverisë foli edhe gjimnazistja anëtare në Forumin Rinor në Partinë Demokratike, Artemisa Zenuni.

Artemisa Zenuni: Përshëndetje të gjithëve. Përshëndetje lideri historik Prof. Dr Sali Berisha. Demokracia lulëzon në tokën e lirisë së shprehjes. Kur fjalët idetë dhe mendjen janë të lira. Censura është një hije e errët që kërcënon të mbulojë dritën e demokracisë. Në një shoqëri demokratike çdo individ ka të drejtën të shprehë mendimet e tij të kritikojë, të debatojë apo edhe të kërkojë ndryshim.

Censura e shkel këtë të drejtë themelore dhe krijon një atmosferë frike. Ajo është një armë e rrezikshme që përdoret për të heshtur zërat tanë. Në duhet të qëndrojmë të vendosur që të mbrojmë lirinë e fjalës. Në një shoqëri demokratike censura duhet të trajtohet me shumë kujdes dhe të mos lejohet të përhapet. Në vend të saj duhet të promovohet liria e shprehjes dhe të mbrohet e drejta e çdo individi për të shprehur mendimet e tij pa frike.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Miliardat e Ramës për integrimin si miliardat e Shpiragut! Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar gjatë një dalje për mediat mashtrimet e …