Malkaj: Nga historia di që jemi popull trimash, jo delesh! Ç’u bëri TikTok-u?!

Aktori Mehdi Malkaj ka qenë tejet ironizues, lidhur me vendimin qeverisë Rama për të mbyllur platformën sociale TikTok.

Teksa ka marrë fjalën befas në protestën e organizuara mbrëmjen e së shtunës përpara kryeminstrisë, aktori Malkaj tha se inatin Rama e ka me shqiptarët se përdorin rrjetin social e jo me platformën.

Aktori u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen, ndërsa hoqi paralele me vendet e rajonit, Greqi dhe Serbi, dy vendet ku qeveritë dridhen nën furinë e të rinjve dhe protestuesve.

“TikTok, ta heqim Tikun e lemë Tokun. Të jemi tok bashkë të tërë, më besoni është më mirë kështu. Ky s’ka inat me TikTok, ky që i rëntë damllaja ku është, ky inat pse ne kemi TikTok. S’e administron ai. Sepse është ai që i bën të tëra, që një ditë do na heqë dhe ajrin.

Po tiktok çfarë u ka bërë, s’bëhet gjë pa protestë. I duam apo si duam, grekërit e dogjën Athinën, e përvëluan. Serbët e shkyen qeverinë, s’di ku të futet Vucic. Po ne, pse ne delet, historia na tregon se s’jemi dele, jemi trima. I dal ballë për ballë, s’më dridhet qerpiku.

Ju që do merrni pjesë në votime, merrni pjesë me patjetër, mbase i kthehet mendja popullit e të votojnë për këtë që quhet ndryshim, se vdiqëm”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Miliardat e Ramës për integrimin si miliardat e Shpiragut! Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar gjatë një dalje për mediat mashtrimet e …