Gjin Gjoni
Dy fjalë Bablokut që është në panik që kur Veliaj dhe Mcgonigal kanë vendosur të bëhen pentito!
Edi Rama me gjuhën dhe fjalorin banal me të cilën është mësuar t’u drejtohet gjuzëve dhe eunukëve të sektit të tij që e shohin si Zeus e Skënderbe dhe jo si Mbreti Lakuriq siç e shohin shqiptarët, paska zgjedhur të merret me mua.
Ne në malësi nuk e kemi për zakon t’u japim përgjigje atyre që shfaqin probleme të shëndetit mendor, por meqë qëndrimin e tij e kishte botuar edhe një portal që dikur i ka nxjerrë kartelën mjekësore po bëj një përjashtim e po ja kthej një përgjigje.
Po, unë quhem Gjin dhe jam krenar për emrin, rrënjët dhe vlerat e mia. Nëse për Ramën ky është problem, atëherë ai ka një problem me shqiptarët dhe historinë e tyre, jo me mua. Kur një kryeministër tallet me emrat e njerëzve, ai nuk fyen vetëm një individ, por të gjithë ata që ndihen krenarë për identitetin e tyre.
Hallin këtë radhë Babloku gjakprishur i Surrelit nuk e ka me Gjinin, por me banorët e Qarkut të Lezhës, të cilët e di mirë që nuk e ka luksin ti nënshtrojë me Manualet 184 dhe 339 se njerzit e kësaj treve nuk kanë bërë kurrë pakt me dinjitetin dhe nuk e kanë harruar kurrë të shkuarën e tyre.
Prej kohësh dhe për shkak të profesionit tim kam nisur të lexoj të gjitha dosjet e krimit dhe korrupsionit që SPAK ka kaluar për gjykim nga Shkodra në Durrës e Elbasan e për dreq ka vetëm një emër që del në çdo dosje, nga ato të grupeve të strukturuara kriminale që kanabizuan vendin e deri tek ato të vjedhjes masive, ai është emri i Edi Ramës, arkitekti i kanabizimit dhe eksodit biblik.
Edi Rama i mbetur në moçalishten e korrupsionit që i ka ngrënë kokën vartësve të tij nga Ilir Beqaj, Ahmetaj dhe Veliaj është në panik se di se benjamini i tij Erion Veliaj ka vendosur të bëhet pentito dhe se në SHBA miku i tij i zemrës Charls Mcgonigal po e pret të ndajnë qelinë bashkë.
Edvin se kush është Gjin Gjoni dhe kush janë banorët e Qarkut Lezhë do ta mësosh në 11 Maj.#GG#.