Bardhi: Lista e PS në Fier si bunker ndaj SPAK!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Fier, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës në Fier, ku dhe ka shpallur objektivat e PS.

Bardhi shkruan se, lista e PS në Fier është si bunker ndaj SPAK, pasi aty gjenden “mallrat e importit të Belindës” Ceno Klosin apo Klevis Jahajn të akuzuar më shumë se një herë për korrupsion e abuzim me pushtetin në SPAK.

Postimi

Lista e PS në Fier si bunker ndaj SPAK!

Edi Rama paska ardhur për shëtitje sot në Fier, ku krah Belindës paska shpallur objektivat e PS në Fier! Objektivat e Edi Ramës janë fiks si premtimet e tij kur erdhi në pushtet. Njëlloj si shëndetësia falas, njëlloj si legalizimet falas, njëlloj si subvencionet në bujqësi, njëlloj si ulja e taksave apo rritja e pensioneve.

Gjatë vizitës disa orëshe harroi t’u shpjegonte qytetarëve të Fierit pse iu ka vënë në krye njeriun e dyshuar për miliona euro abuzime, njeriun që është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion e shpërdorim detyre, njeriun që arrogancën e ka të vetmen armë të saj. Harroi t’u shpjegojë pse strehoi në listën e kandidatëve të PS “mallrat e importit të Belindës” Ceno Klosin apo Klevis Jahajn të akuzuar më shumë se një herë për korrupsion e abuzim me pushtetin në SPAK.

Meqënëse harroi t’ua sqarojë, përgjigjen do e marrë më 11 Maj. Fieri dhe fierakët i përbuzin matrapazët, hajdutët dhe kandidatët për burg! Fieri dhe fierakët e përbuzin arrogancën!

About Redaksia

Check Also

Makthi i urgjencës/ Alimehmeti: Të kthehemi tek shëndetësia funksionale dhe të ikim nga shëndetësia e fasadës

Deklarata e drejtuesit të departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti: Të nderuar qytetarë! Ditën …