Kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet në Podgoricë, në konferencën e nivelit të lartë në Malin e Zi të organizuar nga PPE, mbi zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.
Sipas Berishës, konferenca konfirmon angazhimin europian për rajonin, ndërsa në fokus të fjalës së liderit demokrat do të jetë procesi integrues i Shqipërisë.
Statusi
Sot në Podgoricë, në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga PPE mbi zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.
Me pjesëmarrjen e Presidentit të PPE-së, z. Manfred Weber, konferenca konfirmon angazhimin europian për rajonin.
I ftuar në një panel me përfaqësues të lartë nga rajoni, do të flas mbi procesin e integrimit.
Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësohet nga një delegacion i nivelit të lartë, si dëshmi e angazhimit tonë për përshpejtimin e integrimit.