Kryetari i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK gjatë ditës së sotme. Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka i pranishëm përpara SPAK, tha se gjithë ky inskenim për Sali Berishën u inskenua nga Edi Rama.
Noka: Si gjithmonë Edi Rama hesapet me Sali Berishën i bën gabim. Ata duke menduar se po e persekutojnë i dhanë mundësinë për një platformë për të denoncuar dhe për të zbardhur të vërtetat e narkoregjimit. Kështu që, nga disavantazh që menduan ata se do ta kishte Sali Berisha, PD dhe opozita e kthyen në një avantazh për Sali Berishën dhe opozitën.
Mund të ju them se opozita disponon jo vetëm dosjen e Toyata Yaris por disponon materiale të tëra voluminoze të cilat kjo ngrehinë këtu i ka fshehur dhe bën sikur nuk ekzistojnë. Ne këtu, dhe zoti Berisha sa here që do jetë këtu do të denoncojë dhe do zbardhë të vërteta drithëruese për opinionin publik por edhe në fushatë në kemi për detyrë të bëjmë transparencë që do të sqarojë shqiptarët në lidhje me çfarë bëhet këtu dhe në lidhje me çfarë kanë bërë këta që quhen qeveritare por që ne fakt janë një grup hajdutësh një grup i strukturuar kriminal që nga mëngjesi në darkë, nuk qeveris por Shqipërinë e bëjnë pis, e vjedhin dhe e poshtërojnë.