Fjala në parlament e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
Nuk e kisha ndërmend ta merrja fjalën, por me thënë të drejtën kur dëgjon që flitet për arsimin nga një qeveri e cila arsimin e ka luftuar më shumë se, sa luftonin Xhon Turqit gjuhën shqipe.
Po ju them unë, se në kohën e Xhon Turqve arsimi në Shqipëri ka qenë më lart se sa në kohën tuaj. Xhon Turqit ishin të deklaruar si armiq të gjuhës Shqipe, por kurrë një arritën të shkatërronin arsimin. Nëpër shtëpi bëhej mësimi në kohën e Xhon Turqve, bëhej mësimi ilegalisht, por atëherë kishte dëshirë për arsimin shqip.
Ju sot e keni shkatërruar.
E dyta, po për çfarë do të ju votojnë ju? Do t’ju votojnë ju, se e shkatërruar arsimin, se vodhët fondet e bujqësisë, fondet e IPARD taksapaguesve europianë.
Do të ju votojnë ju për të mbajtur gjallë lali vjedhësin, Saimir Tahirin në pushtet. Për të mbajtur Vangjush Dakon, për të mbajtur Suel Çelën, për të mbajtur Bajrat.
Për çfarë do të ju votojnë ju, a mund të ma thoni për çfarë do të ju votojnë ju shqiptarët, që i keni bërë rrugët si sytë tuaj dhe dy shkolla që keni ndërtuar, e dy rrugë që keni bërë, i keni bërë me 5 fishin e standardit evropian se doni të vidhni.
Për çfarë do të ju votojnë ju? Se keni mafian në pushtet dhe qeverisni bashkë me mafian.
Se jeni i vetmi vend ku korrupsionin e keni ngritur në sistem dhe i bëni lapidar.
Jo jo, shqiptarët nuk ju votojnë ju dhe nuk kanë për të ju votuar.
Ju ka rënë një numër ju dhe ju mendoni se ai është numër kalues. Jo.
Shqiptarët që nga sot deri në 11 maj kanë vetëm një numër që do ta artikulojnë në gojën e tyre.
Vetëm një numër. Do të votojnë numrin 1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Nuk ka për të votuar kush ju, jo.
Pse? Asaj 5 i ulim një gisht ne shqiptarët. ‘Noc Rrokun’ ju dhe të gjitha votat për numrin 1.
Për lali vjedhësin jo, as për këtë vjedhësin numër 1 që keni këtu, jo.
Shqiptarët do të votojnë për Shqipërinë Madhështore.
Do të votojnë për ata që liberalizuan vizat, do të votojnë për Sali Berishën që e futi Shqipërinë në NATO.
Po ju keni thënë që, po integrimi Europian. Çfarë bërë ju 12 vite për integrimin. Më thoni një hap që banda juaj që quhet qeveri. Po ka qenë ky në Bruksel me ‘Toyota Yaris’. Po ka shkuar ky, edhe Sueli me këtë kanë shkuar dhe kanë ardhur Tiranë-Bruksel. Por shqiptarët jo.
Po ky ka një meritë, futi në kurth lali vjedhësin, e përgjoi dhe tani ja rrasi.