Pasaporta…

Nga Redin HAFIZI

Ed Rama tregon pashaportën Shqiptare dhe kërkon votën që ajo pashaportë të bëhet pjesë e unionit. Nuk është pashaporta që pengon, por duhet të ndryshojë qeverrisja në Shqipëri. Të fshihesh pas pashaportës është si të fshihesh pas gishtit. Rama është politikan i fasadës dhe prandaj tregon një pashaportë Shqiptare që siç ai thotë mund t’i shtojmë vetëm BE lart dhe u shndërroka në pashaportë të BE. Wow! Çfarë idiotësie nga kryeministri i Shqipërisë! Jo zotëri kryeministër.

Ti nuk mund të mashtrosh sidomos tani që diaspora ka zë që dëgjohet. Integrimi i Shqipërisë në BE nuk janë vetëm ligjet dhe leqet, por Shqipëria me njerëzit e vet. Ne po shkojmë me dashurinë për Shqipërinë e rreckosur, me pencionistë të dërrmuar, emigrantë të vjedhur dhe përzënë, apo edhe me politikanë që kanë nisur skemën e mashtrimit në diasporë për pashaportën. Për pashaportën nuk lufton qeverria për qytetarin, por lufton qytetari që ta meritojë atë pashaportë dhe ne e njohim këtë në USA.

Ndërkohë në Europë u jepkan pashaporta vetëm nëse votoni një kryemafioz. Kjo nuk është e vërtetë dhe Europa do të dalë nga errësira ku njerëzit u mbyllën nga Soros dhe elita globale. Askush nuk jep pashaporta për privilegjet që qeverritë japin për elitën globale. Askush nuk duhet të shpresojë tek shteti, por duhet të votoni për një shtet që shpreson tek mirëqënia e qytetarëve dhe kështu forcohet pashaporta e tyre. Ndërkohë ne që nuk na intereson pashaporta që reklamon Rama, nuk konsiderohemi? Pra duket se komunistët nuk mund të pranojnë votat e pashaportës blu, pasi janë lidhur me të kuqen.

Unë votoj për një Shqipëri Madhështore, pasi edhe Europa do të kalojë përmes revolucionit MEGA (Make Europe Great Again). Pra vetëm Shqipëria Madhështore mund t’i përshtatet revolucionit në Europë. Idetë e reja po përpijnë Europën dhe votuesit duhet të kuptojnë se sot integrim do të thotë të kapësh idetë e reja dhe jo të jesh i ri e të flesh me idetë e vjetra. Idetë e vjetra duket që përfaqësohen nga minjtë e kënetës dhe në këtë rast bufi i kënetës është e vetmja armë ambientaliste të shkatërrojë minjtë. Minjtë po lëvizin pasi janë një qënie që e ndjejnë tërmetin, por nuk ka shpëtim.

About Redaksia

Check Also

SIGAL përforcon pozitat, lider absolut në tregun e sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi në mesjavë raportin e tremujorit të parë të vitit …