Vritet gazetari amerikan që po investigonte USAID dhe Soros dhe ishte në listën e zezë të Ukrainës

Autoritetet amerikan kanë nisur hetimet pasi një gazetar i InfoWars u qëllua dhe u vra jashtë shtëpisë së tij në Austin, Teksas, të dielën vonë në mbrëmje.

Jamie White, 36 vjeç, vdiq nga plagët e marra edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital.

Alex Jones, pronari i InfoWars, raportoi për herë të parë lajmin në një transmetim të drejtpërdrejtë të hënën pasdite se White, të cilin ai e quajti reporterin e tij “më të mirë”, ishte “vrarë brutalisht”.

Sipas Jones, White ishte në listën e zezë të Ukrainës për t’u eliminuar. Ai pohoi në një video gjashtë minutëshe se White ishte duke bërë kërkime prej vitesh mbi veprimtarinë e USAID-it dhe George Sorosit.

Në qershor të vitit 2024, Jamie White postoi në X (asokohe Twitter): “Unë konsiderohem pjesë e “listës së armiqve” të Ukrainës për shkak të punës sime në InfoWars dhe me Alex Jones në luftën proxy të Ukrainës. Grupi që përpiloi këtë listë është i lidhur me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, USAID-in, CIA-n dhe George Soros”.

Ai përfshiu një pamje të emrit të tij dhe të simboleve të mediave të tij sociale në një faqe interneti, por nuk dha një lidhje me faqen e internetit, emrin e faqes së internetit, apo ndonjë hollësi identifikuese se çfarë ishte kjo e ashtuquajtur “lista për t’u eliminuar”, kush e shkroi atë dhe nga erdhi.

White ka të ngjarë t’i jetë referuar bazës së të dhënave të personave që mendohet se kanë promovuar narrativa anti-ukrainase ose kanë vepruar për të destabilizuar sigurinë kombëtare të Ukrainës, krijuar nga OJQ-ja ukrainase “Qendra për Kërkimin e Elementeve të Krimeve kundër Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Paqes, Njerëzimit dhe Ligjit Ndërkombëtar”.

Koloneli amerikan Doug MacGregor, i ftuar në podcastin e gazetarit konservator Tucker Carlson nuk e përjashtoi mundësinë e eliminimit të gazetarit Jamie White nga ukrainasit.

Ai pohon se ukrainasit që kanë humbur luftën, po kërcënojnë këdo që i ka kritikuar dhe kanë treguar se nuk kanë asnjë lloj parimi dhe asnjë kufi në veprimtaritë e tyre “hakmarrëse” duke theksuar se është tejet i shqetësuar për  sigurinë e presidentit amerikan Trump.

“Ukrainasit nuk janë në të njëjtën kategori. Tashmë ata duket të jenë një organizatë pa asnjë lloj parimi. Tani lëvizin lart e poshtë due kërcënuar këdo që ka kritikuar Ukrainën ose ka kundërshtuar mbështetjen e Ukrainës. Unë do isha shumë i shqetësuar për presidentin. Mendoj se presidenti është në rrezik të madh pasi këta njerëz po tregojnë se nuk kanë asnjë kufi, ata janë gati dhe të aftë për çdo gjë. Shpresoj që Shërbimi Sekret të jetë në gatishmëri të lartë. Jam i bindur se kreu i FBI-së Kash Patel është krejt i vetëdijshëm për këtë. Të them të drejtën nuk kam një ndjesi të mirë për ukrainasit tani. Ata kanë mbaruar, kanë humbur luftën dhe të gjitha këto janë lloj aktesh hakmarrëse.” – tha MacGregor.

Video Player

00:00
00:54

Çfarë dihet deri tani

Departamenti i Policisë së Austin tha në një deklaratë të martën se oficerët iu përgjigjën thirrjes për të shtëna në apartamentet Chandelier që ndodhen në 2336 Douglas Street.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, e gjeti White të shtrirë në tokë në parkingun e kompleksit të apartamenteve ku ai ishte ende i gjallë me “shenja të dukshme traume” në trupin e tij.

Ai u transportua në spital ku u konstatua i vdekur në orën 12:19 të së hënës, tha APD.

“Hetimi fillestar tregon se White u qëllua dhe u vra në parkingun e kompleksit të apartamenteve ku ai jetonte”, thuhej në deklaratë.

“Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Detektivët besojnë se të dyshuarit ndoshta po vidhnin automjetin e White, por u zbuluan.”

Detektivja Leah Ratliff, e cila është zëdhënëse e Departamentit të Policisë në Austin, tha se një “hetim në vijim” ishte duke u zhvilluar, duke shtuar se detektivët nuk kanë ende asnjë informacion mbi vrasësit.

Majtas gazetari Jamie White, djathtas pronari i InfoWars Alex Jones

Alex Jones fajëson prokurorin, demokratët dhe Goerg Sorosin

Jones akuzoi prokurorin e qarkut Austin dhe demokratët e tjerë në gjithë vendin se “ndihmuan dhe nxitën” në vdekjen e White duke dështuar në kontrollin e krimit, duke i quajtur ata “demonë”.

Në transmetimin e tij të hënën, Jones fajësoi politikanët demokratë vendas, përfshirë Prokurorin e Qarkut të Austin, José Garza, për shkurtimin e buxheteve të policisë dhe dështimin për të burgosur kriminelët e rrezikshëm.

“Unë jam pjesë e familjeve të shikuesve dhe dëgjuesve të InfoWars dhe në botë, me disa lajme vërtet të pakëndshme. Ka shumë njerëz vërtet të mirë që kanë punuar në InfoWars gjatë viteve, dhe një nga njerëzit më të mrekullueshëm ishte Jamie White… Jamie u vra natën e kaluar jashtë shtëpisë së tij, vetëm disa milje larg studiove tona,” shtoi Jones.

“Ne dërguam disa njerëz këtë mëngjes kur ai nuk u përgjigj në telefon, sepse ai ishte gjithmonë këtu herët. I pëlqen të punojë, të luftojë tiraninë, i pëlqen të promovojë lirinë. Dhe kur arritën në kompleksin e apartamenteve, kishte shirit të verdhë kudo dhe gjak në të gjithë parkingun,” rrëfen Jones.

Ai vlerësoi policinë për reagimin e shpejtë dhe tha se stafi i InfoWars ishte dërguar në shtëpi. Jones nuk spekuloi se kush mund ta ketë vrarë White ose pse.

Megjithatë, ai tha: “Unë bëj përgjegjës për të gjitha këta prokurorë, sindikatën e krimit Soros dhe Partinë Demokratike”.

Prokurori i Qarkut Austin, Garza u zgjodh në vitin 2020 me mbështetjen e një Super PAC të financuar nga miliarderi hungaro-amerikan George Soros, i cili është edhe një dhurues pjellor për kauzat progressive.

Që atëherë ai është kritikuar nga InfoWars dhe është vënë në shënjestër nga megamiliarderi konservator Elon Musk.

InfoWars lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë në lidhje me White në faqen e saj.

“Jemi thellësisht të pikëlluar t’ju informojmë se reporteri i InfoWars Jamie White u vra brutalisht rreth mesnatës së së dielës mbrëma, pjesërisht, për shkak të politikave të prokurorit të Austin të zgjedhur nga Soros, Jose Garza. Ne zotohemi se vdekja tragjike e Jamie nuk do jetë e kotë dhe ata që janë përgjegjës për këtë dhunë të pakuptimtë do dalin para drejtësisë. Puna e rëndësishme e Jamie do vijojë përmes InfoWars, lexuesve tanë dhe dëgjuesve tanë të dashur.”

Kush ishte Jamie White?

Gazetari 36-vjeçar ishte nga Ohio dhe studionte në Universitetin e Ohios. Ai jetonte në Austin, Teksas që nga viti 2017.

Jones postoi një video në X për “mikun e tij të mirë” Jamie White, duke treguar tavolinën nga e cila punonte.

“Ai është këtu gjashtë, shtatë ditë në javë, ai ishte këtu mbrëmë duke shkruar artikuj dhe duke postuar gjëra për shfaqjen,” tha Jones, përpara se t’u tregonte shikuesve kapelën “Hold The Line” të White. Jones e quajti White një “djalë të shkëlqyeshëm” dhe një “djalë të kalibrit të lartë”.

Një nga shkrimet e dukshme të White ishte ndalimi që Rumania i bëri kandidatit presidencial të djathtë Calin Georgescu, gjë që nxiti protesta. Ai gjithashtu shkroi mbi pretendimin e Glenn Beck se lista e klientëve të Epstein do publikohej nëse Kash Patel do bëhej Drejtor i FBI-së. Ai ka pubikuar komente të personazhit MAGA Steve Bannon dhe ka hulumtuar mbi “kartelet meksikane të drogës”.

Në biografinë e tij për llogarinë e tij @Whiteisthefury në X, White ka cituar ish-presidentin Thomas Jefferson duke thënë: “Unë jam betuar në altarin e Zotit për armiqësi të përjetshme kundër çdo forme tiranie mbi mendjen e njeriut”.

Elon Musk, Nick Fuentes dhe Libs of TikTok janë ndër disa prej llogarive nga të cilat White ka ripostuar.

Motivi i mundshëm sipas familjarëve

Motra e White, Kelly Kneale tha për The Independent se ai u qëllua dhe u vra nga një person ose persona të panjohur që u përpoqën të hynin në makinën e tij.

“Nuk besoj se ishte në shënjestër. Ai u qëllua nga një person ose disa persona që përpiqeshin të hynin në makinën e tij për herë të dytë.”

Kelly shpjegoi se makina e vëllait të saj ishte thyer për herë të parë kur ai ishte kthyer në shtëpi në Ohio për Krishtlindje.

 Motra e White konfirmoi për The Independent se vëllai i saj ishte vrarë nga dikush që po përpiqej të hynte në makinën e tij. Policia e Austin, e cila nuk konfirmpo menjëherë identitetin e White, e ka quajtur incidentin vrasje, por nuk ka identifikuar asnjë të dyshuar dhe thotë se hetimi është në fazat e hershme./Hashtag

About Krye Redaktor

Check Also

Deklarata e fortë e LaCivita: Rama nuk shkon dot në SHBA, “non grata” ndaj Berishës s’ka legjitimitet

Pjesë nga intervista Fevziu: Ka një problem te kjo historia. Zoti Berisha, ish kryeministri dhe …