Kur Beqirëve, vesi u del me shpirtin…

Nga Adriana KALAJA

Kur përmënd fjalën mashtrues, direkt mëndja të vete ose te ai që sot është në Burgun e Durrësit, ose te shërbëtorët e tij Carlo e Beqirë, të cilët, shumë shpejt do ti bashkohen atje “për shoqëri”.

E ndër këta mashtrues, më i përkushtuar është Beqiri, që edhe Zoti ia ka gjetur mbiemrin siç e meriton, ky pseudo avokat që tashmë nuk e gëzon më këtë titull, që me vendimin e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë Nr. 353 datë 20.11.2024 (foto 1 dhe 2).

Dhe për ironi të “fatit”, personi që sot i ka hequr lejen e ushtrimit të aktivitetit (F. N), dikur e ka arrestuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre (edhe për ngacmim seksual por në diktaturë nuk duhej bërë publike).

Por vesi thotë populli del me shpirtin.

Ashtu si dikur, bënte bashkëpunëtorin e Sigurimit të Shtetit me një zell të pamatë, që i ka duart me gjak në shërbim të diktaturës (foto 4), fakt për të cilin është dënuar edhe për gjenocid (foto 5), sot vijon ta bëjë me SPAK, që për turpin e tyre, marin për bazë një mashtrues ordiner.

Një mashtrues ordiner, jo vetëm me dënime për pjesmarrje në organizata terroriste në Belgjikë (foto 6), shpallur edhe Non Grata nga SHBA dhe Departamenti i Thesarit (foto 7), por që vijon të mashtrojë qytetarë të pafajshëm, duke i përvetësuar edhe shuma të konsiderueshme parash.

Pasi Dhoma e Avokatisë, për sjellje të përsëritur në mashtrim për të cilat ka dosje pafund në organin e akuzës, i ka pezulluar lejen për ushtrimin e profesionit, e pasi këtë vendim e la në fuqi edhe Gjykata Administrative, sot ky mashtrues është parë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me togën e avokatit.

Përveç se ne si forcë politike do marrim të gjithë hapat ligjorë që sistemi i drejtësisë të pastrohet nga këta mashtrues perversë, i bëj thirrje Dhomës së Avokatisë që të hetojë rastin e të marrë vendimin për heqjen përgjithmonë të lejes së ushtrimit të profesionit të këtij pseudo avokati mashtrues.

PS: I bëj thirrje çdo shtetasi që ka rënë pre e mashtrimeve të këtij perversi, të më paraqesë provat për ta çuar këtë çështje deri në fund.

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …