Berisha: Pronarëve u bëhet presion me mafiozë, me shtet, për t’iu marrë pronat ku po ndërtohet në Tiranë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, në panelin e programit për pronat, theksoi faktin se, në Tiranë po ushtrohet presion ndaj pronarëve të toka, nga mafia dhe shteti, me qëllim që të ndërtohen kulla.

Berisha theksoi se, prona private, do mund të zhvillohet mbi bazën e interesave të pronarit dhe para së gjithash, interesave të pronarit.

“Normat e vlerësimit dhe të kompensimit do të jenë ato të tregut dhe vetëm të tregut.

Prona private, do mund të zhvillohet mbi bazën e interesave të pronarit dhe para së gjithash, interesave të pronarit.

Në qoftë se, paskemi një projekt te Asllan Rusi, jepu pronarëve 40, 50% të atij projekti siç u takon. Nuk të pengojnë ata.

Po përdorimi i tyre, trysnimi i tyre me mafiozë, me shtet, me të gjitha mënyrat është një persekutim i vërtetë i dytë politik që iu bëhet.

Panelistët kanë bërë një punë shumë të çmuar. Janë njerëz që e njohin në themel pronën, parimin, ligjin e pronës dhe pronësisë. Do japin ekspozetë e tyre, dhe i garantoj se çdo pronar është i ftuar të japë mendimin për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi në 4 vitet që vijnë.

Shqipëria ka çdo mundësi që problemet e trashëguara me pronarët legjitimë dhe me të përndjekurit politikë t’i mbyllë gjatë 4 viteve që vijnë, dhe do t’i mbyllë ato”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Yuri Kim ka pasur akte korrpusioni në Shqipëri! Kam dokumenta nëse do të hetohet

Kreu i PD, Sali Berisha foli edhe për zëvendësimin e ish-ambasadores së ShBA në Tiranë, …