Berisha: Brenda 100 ditësh nis shitja e ilaçeve cilësore! Vilma Nushi dhe Tom Doshi do të ndëshkohen

Lideri i opozitës, Sali Berisha shpalosi disa nga masat që ai garanton të realizohen në 100 ditët e para nëse PD rikthehet në pushtet. Sipas tij, do të miratohet një ligj që garanton se ilaçet që shiten në Shqipëri do të jenë të njëjtat që shiten edhe në dy vende anëtare të BE, për të siguruar cilësinë më të lartë për qytetarët shqiptarë. Berisha premtoi gjithashtu se kostot e paketës së rimbursimit do të mbulohen nga qeveria.

Ai i akuzoi Vilma Nushin dhe Tom Doshin për shitjen e ilaçeve nën standard dhe tha se ata do të humbasin çdo licencë dhe do të ndëshkohen.

“100 ditët e para, garantoj çdo qytetar shqiptar, se:
Një, votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë.

E gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje.

Dy vetë procedohen, Vilma Nushi dhe Tom Doshi humbasin çdo licencë dhe shitja e ilaçeve që kanë bërë ata jashtë standardeve do u rikthehet në masa ndëshkimore shembullore, pasi mali, po t’i bëje dhimbjet njerëzore për shkak të ilaçeve që nuk veprojnë, arrijnë një mal i tërë.

E keni parë ju në Vuno fshatin pa leje të Vilma Nushit?

Nushët në të gjithë dokumentet ishin varfanjakë. Edhe stërgjyshi i Ramës, që tani na del pronar, kishte 4 dhi me dokumente. Thomai kishte 4 dhi në vathë.

U vërsulën tek tokat, absolutisht do t’u merren toka e ndërtime e çdo gjë.

Paralajmëroj të gjithë ata që do blejnë në fshatin Rama-Nushi, Nushi-Rama do u konfiskohen vilat.

E kemi thënë, auditi i përgjithshëm ka të dhëna të reja shumë interesante që do ua paraqes unë këtu për plaçkitjen që bëri Rama me Nushët tokave në Dhërmi. Do ua sjell këto dokumentet.

Të shihni ju se çfarë falsifikimesh janë bërë, do çuditeni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali i qumështit me alfatoksinë/ Muçollari: Qeveria Rama prej 12 vitesh nuk ofron asnjë siguri për ushqimet e përditshme

Deklarata e anëtarit të kryesisë, dhe kandidatit për deputet të PD, Grigels Muçollari: Ndërkohë që …