Berisha: Potenciali për t’i dhënë zgjidhje pronave dhe pronarëve është i plotë!

Në fund të fjalës së tij, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, potenciali për ti dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronarëve dhe pronarëve është i plotë. Ai theksoi se, miliarda euro taksa të mbledhura nga qeveria e Edi Ramës, nuk dihet se ku kanë përfunduar, e me shumë mundësi mund të jenë vjedhur.

Berisha: Miqtë e mi, askush nuk mund ta imagjinojë se në çfarë shkalle kanë vjedhur këta qeveritarë qytetarët.

Qeveria e Edi Ramës ka mbledhur në 12 vite 65 miliardë euro taksa. Ka shpenzuar gjithsej në 12 vite rroga, 8 miliardë euro. Pra 57 miliardë euro, ku janë?

Çdo shqiptar duhet të pyesë vetën, sa kushtonte kompensimi i pronarëve? Shifrat e larta shkojnë tek 800 milionë. Por ta zëmë 1 miliardë, po ta zëmë 1.5 miliardë. Po në këto 57 milionë, nuk mund të kishin pronarët atë që u takonte? Nuk mund të kishin të përndjekurit atë që iu takonte?

Është përvetësuar dhe vjedhur në mënyrë që imagjinata nuk e rrok dot.

Pllakat e gurëve që janë shtruar në 61 sheshe qytetesh janë 2.3 miliardë euro. Në një kohë që, absolutisht në çdo lloj lapsi t’i biesh nuk shkojnë kurrë më shumë se 300 milionë euro.

Pra, u ndala në këto shifra, jo për propagandë, por u ndala për t’iu thënë shqiptarëve dhe për t’iu thënë pronarëve se, potenciali është i plotë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare detyrimit madhor të qeverisë shqiptare ndaj detyrimit të pronarëve, detyrimit madhor të qeverisë shqiptare ndaj ish të përndjekurve politikë.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Veliaj hakmerret nga burgu ndaj Ramës, urdhëri për policinë Bashkiake për njeriun e Ramës

Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po përplasen në distancë për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. …