Berisha: Yuri Kim ka pasur akte korrpusioni në Shqipëri! Kam dokumenta nëse do të hetohet

Kreu i PD, Sali Berisha foli edhe për zëvendësimin e ish-ambasadores së ShBA në Tiranë, Yuri Kim si Zëvendëssekretar Shteti për EuroAzinë.

Në Çim Peka Live në SYRI TV, Berisha theksoi se ndjehet i kënaqur nga këto zhvillime, edhe me vendimin e presidentit të ShBA, Donald Trump për Antony Blinken si person ‘non grata’ në institucionet amerikane.

‘Ajo duhet të shkojë para drejtësisë. Atëherë them se është zgjidhja. Ajo ka pasur akte korrpusioni në Shipëri për të cilat jam shprehur publikisht. Disponojn indicie shumë të fortë për autoritetet nqs ato duan ta hetojnë. Ato që i kam thënë unë asaj i kam pasur 100% të faktuara dhe të dokumentuara’, u shpreh Berisha.

Debati në studio:

Peka: Tani është zyrtare Yuri Kim është zëvendësuar nga Ander Stow që është Zëvendëssekretar Shteti për EuroAzinë.

Berisha: Ajo duhet të shkojë para drejtësisë. Atëherë them se është zgjidhja. Ajo ka pasur akte korrpusioni në Shipëri për të cilat jam shprehur publikisht. Disponojn indicie shumë të fortë për autoritetet nqs ato duan ta hetojnë. Ato që i kam thënë unë asaj i kam pasur 100% të faktuara dhe të dokumentuara.

PekaDy ambasadorë që kanë hartuar dosjen tuaj dalin nga sistemi diplomatik në DASH, Sali Berisha kthehet ligjërisht kryetar i opozitës. Ndjen ndonjë kënaqësi shpirtërore?

Berisha: Sigurisht ndjehem. Ndjehem edhe për atë që është ‘non grata’ në vendin e vetë. Ndjehem s’mund ta fshehë. Njeri pa dinjitet që s’mund të merrte kurrë një vendim të tillë, i papërgjegjshëm. Besoj se drejtësia amerikane do flasë për të. Nqs nuk ka kërkuar marrëveshje si puna e kësaj tjetër që kishte bërë marrëveshje.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Me entuziazmin e shqiptarëve, PS do përfundojë si në ’92-shin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te shifrat e sondazheve, duke i quajtur …