Bllokimi i anëtarësimit në BE/ Nesho: Europa e ka kuptuar që situata në Shqipëri është katastrofë!

Ambasadori Agim Nesho ka folur në lidhje me bllokimin e hapjes së dy grup-kapitujve të Shqipërisë për të avancuar drejt anëtarësimit në BE.

Nesho tha se, Europa e ka kuptuar që situata reale në Shqipëri është një katastrofë.

“Tashmë edhe në vendet e Europës po e kuptojnë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Ky është një qëndrim politik. Rama ka gjetur diçka për të shitur tek opinion publik duke thënë unë i kam plotësuar pyeni komisionin. Rama mund të gjejë dhe 2 ose 3 veta që mund t’i bëjnë fresk për momentet elektorale, por vendet anëtare të Europës gjithmonë e më shumë e kanë kuptuar që situatë reale në Shqipëri është një katastrofë”, tha Nesho në ‘Task Force’ në syritv.

 

About Redaksia

Check Also

Çmendina/ Në Dibër i del pronari burimit të ujit dhe bëhet gati të rrahë pushuesit

Një situatë shqetësuese ka nisur në Vleshë, njësia administrative Sllovë, Dibër, ku një person pretendon …