Së paku 15 vite i duhen një qytetari për të marrë titulllin ekzekutiv të pronësisë së tokës në të tre shkallët e gjyqësorit.
Duke folur në programin e qeverisjes 2025-2029 të PD, Myrshit Vorpsi, Kryetari i Shoqatës Pronësi me Drejtësi tha se aktualisht janë 6900 pronarë që presin të marrin titullin ekezkutiv të pronës, në hallkën e fundit të gjyqësorit, Gjykatën e Lartë.
Duke folur me faturë financiare, Vorpsi tha se prej vitit 2016 e deri më 2024, qeveria shqiptare u detyrohet pronarëve 16.6 miliardë lekë, ndërsa referuar kësaj shifre, vetëm 9.3 miliardë lekë u janë kompensuar pronarëve.
Sipas Vorpsit, nga 9.3 miliardë lekë që janë shpërndarë, pa ligj e vendim qeverie, pronarët janë kompensuar vetëm me 70% të shumës.
“Është e turpshme për një shtet që t’i vendosësh kufizime qytetarëve me ligj për të marrë dhe kompensim të thjeshtë, ku janë realizuar 9.3 miliardë lekë. Nga 2020 e deri më sot s’ka pasur kompensim normal.
Gjithë procedura është zvarritje e qellimshme për të mos zgjidhur këtë problem, për të kompensuar pronarët. Në sistemin gjyqësor shqiptar, çështjet e pronave duhet të kalojnë 3 shkallë gjyqësori për të marrë titullin ekzekutiv, shkalla e fundit, Gjykata e Lartë.
Duhen miminalisht 15 vjet, çdo bëhet me kërkesat e 6900 pronarëve. Shteti mori përsipër që ta zgjidhte këtë problem. Në shkallët e gjyqësorit problemi është i pazgjidhur. Kemi një faturë të deklaruar 116 miliardë, që nga 2016 e deri më 2024 janë shpërndarë vetëm 9.3 miliardë lekë. Pa ligj e vendim qeverie, sot çdo pronar nëse është kompensuar, ka marrë vetëm 70% të shumës.
Ministri i Drejtësisë deklaroi pak kohë më parë se do plotësohej dhe pjesa tjetër. Fakti është se nga 30% kishin marrë vetëm, 13 %, sepse buxheti i shtetit s’ka para për kompensimin e pronarëve që preken nga legalizimi”, tha Vorpsi.