Bashkia si plaçkë lufte, kreu i Bandës 5D firmos nga burgu i Durrësit emërime, Rama e zapton si kaçak

Nga Besart XHAFERRI

Nën regjimin e Edi Ramës çdo hallkë e shtetit ka rënë, e sot Bashkia Tiranë është kthyer në një plaçkë lufte mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i cili edhe nga qelia e burgut të Durrësit vijon të ushtrojë rolin e kryetarit.

Në themel të kësaj lufte nuk janë interesat e qytetarëve të Tiranës por interesat ekonomikë të këtij institucioni që mbahet peng që nga 2015.

Jo rastësisht Edi Rama ditën e arrestimit të Veliajt thirri ndërtuesit për të mësuar nëse Veliaj kishte rritur haraçin pa lejen e tij.

Kreu i Bandës 5D Erion Veliaj ka firmosur një urdhër më datë 18/03/2025 ku përcakton si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta dhe shkarkimin e Anuela Ristanit.

Pas kësaj në Bashkinë Tiranë ka zbarkuar Edi Rama i cili ka shfuqizuar vendimet e Erion Veliajt dhe ka rikthyer në detyrë Anuela Ristaninin.

1 milionë qytetarët e Tiranës nuk mund të jenë në mëshirë të luftës Rama Veliaj dhe as nuk mund të drejtohen nga qelia e Burgut të Durrësit, nga të njëjtat qeli që i diktuan deputetët Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar sot martirët e 2 Prillit 1991 në …