Këlliçi prezanton Tabakun dhe Hajdarmatjan në Njësinë 2: Garanci e fortë për fitore!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar përpara demokratëve të Njësisë 2, dy kandidatet për deputete që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Mimoza Hajdarmatajn dhe Jorida Tabakun.

Këlliçi shkruan se, këto dy figura të respektuara, do të jenë garancia e kësaj fitoreje, njëjtë sikurse entuziazmi i takimit në Njësinë 2.

Statusi

Me demokratët e Njësisë nr. 2, zemrën e Tiranës dhe zemrën e fitores së Partisë Demokratike në 11 Maj

I privilegjuar të drejtoj fushatën elektorale në këtë njësi, sot pate kënaqësinë të prezantoja dy kandidatet tona për deputete, znj. Mimoza Hajdarmataj dhe znj. Jorida Tabaku, dy figura të respektuara, që do të jenë garancia e kësaj fitoreje ashtu si e entuziazmit në takimin tonë.

Kurrë kontrasti s’ka qenë më i qartë dhe kurrë ofendimi ndaj qytetarëve më i dukshëm, kur përballë nesh vendosen simbolet e korrupsionit si investitorja strategjike Olta Xhaçka dhe zëdhënësi i 5D, Elton Kacidhja.

Qytetarët e Tiranës do dinë t’u japin përgjigjen e merituar në mënyrë demokratike.

Bashkë mundemi

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim…

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga …