Jonathan Pano, kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme, në një takim me demokratët e njësisë numër 8 në Tiranë, theksoi se projekti për legalizimet duhet të ishte realizuar më parë. Ai theksoi se kjo nismë ka nisur nga bashkëbisedimi me banorët dhe dalja në terren. Pano theksoi se ai kishte premtuar se do të shkruante një projekt dhe do të bënte gjithçka për ta miratuar me doktor Berishën.
Pano:
E gjitha nisi nga bashkëbisedimi, nga dalja në terren, nga bashkëbisedimi me banorë të ndryshëm.
Unë i premtova diçka banorëve të kësaj zone, që unë do shkruaj një projekt dhe do bëj maksimumin tim që këtë projekt ta miratoj me doktor Berishën, por akoma më mirë që është doktor Berisha që vjen në këtë zonë, që nënshkrimin e këtij pakti që ne do të kemi me ju do ta bëjmë në syrin tuaj, dhe ky është premtimi im për ju.
Këto janë pikat që janë diskutuar me grupseksionin:
Duke garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari të prekur nga projekti i cili vjen me shpronësimet, PD angazhohet për sa më poshtë:
- Shpronësim i drejtë dhe sipas vlerës së tregut
- Trajtim me bonus qiraje të përshtatshëm
- Rishikimi i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme
- Legalizim i përshpejtuar i banesave në zonë
- Përfshirja e banorëve në vendimmarrje dhe mbrojtja e pronës private