Bardhi denoncon skandalin: Maturantëve u ndërpritet mësimi për aktivitetet e Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka denoncuar nëpërmjet një postimi në Facebook përdorimin e mësuesve dhe nxënësve për aktivitete politike të organizuara nga zv/kryeministrja Belinda Balluku në qytetin e Fierit.

Bardhi e ka quajtur këtë veprim një krim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e SPAK për të ndëshkuar veprimet e tilla që shkelin ligjin dhe etikën profesionale.

Postimi i Bardhit
Keqpërdorimi i mësuesve dhe nxënësve për aktivitete të stisura politike është krim!
Më poshtë denoncimi i mësuesve të shkollave të mesme në qytetin e Fierit, që sot janë detyruar të braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?
Denoncimi i mësuesve që janë detyruar të veprojnë në kundërshtim me ligjin, me urdhër politik të drejtuesve të shkollave:
📩 Mirëmëngjes! Uroj të jeni mirë! Ditën e djeshme Belinda Balluku ka shpërndarë në facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin orë 3,4, dhe të shoqërojnë nxënësit në panair. Ndërprerja e mësimit nuk lejohet për çdo lloj aktiviteti, por mesa di unë, edhe pjesëmarrja në veprimtari ku marrin pjesë kandidatët për deputetë që janë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Faleminderit!

Image

Në reagimin e tij, Bardhi thekson se ky është një akt i papranueshëm dhe kërkon që SPAK të marrë masa për të hetuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës për shfrytëzimin e mësuesve dhe nxënësve në këto aktivitete politike. Sipas tij, qytetarët e Fierit janë të shqetësuar dhe kërkojnë që drejtësia të veprojë për të parandaluar keqpërdorimet politike që po dëmtojnë sistemin arsimor dhe shoqërinë.

“Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?” ka shkruar Bardhi, duke u bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe për të siguruar një proces zgjedhor të ndershëm dhe të pacënueshëm.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …