Nga Alba KEPI
Turizmi shqiptar ka shënuar këtë mëngjes një tjetër arritje të radhës; Quhet Turizmi Seskual.
50 vajza kolumbiane janë kapur në Tiranë.
Punonin si skllave seksi në padronimin e po një kolumbiane që pa dyshim udhërohej nga padronë të tjerë ndoshta dhe shqiptarë.
Punon mes dritês së diellit dhe me licencën Escort Tirana.
Ka vite që Kolumbi-Shqipëri e Shqipêri-Kolumbi është rrugëtimi i privilegjuar i pasurisë monetare që hedh themele biznesi që ulin në parlament “të pushtetshëm” presta nomi pa pushtet. (se pushtetin e drejton paraja jo kolltuku)
50 punonjëse seksi janë kapur në Tiranë e bashkë me to në masë ndalimi është dhe një police shqiptare.
Quhet turizëm seksual prapthi.
Në vend qê të shkojnë të pasurit në vendet e varfëra për t’u argëtuar seksualisht, vijnë vajzat nga vendet e varfra në një vend komod e shumë të varfër si Shqipêria e cila ofrohet dhe si treg seksual mes Europës.
Ndosha qeveria i konsideron këto vajza turiste bashkë me klientët e tyre, e i rendit cdo muaj në tabelat e nderit të governances socialiste.
Por le t’i shtoj dhe emërtimin: rritet turizmi seksual ne Shqipëri! Shqipëria hyn në listën e vendeve të turizmit seksual!
Zoti na shpëtoftë nga emërtimet e tjera, se kronika botërore meson se pas ketij fenomeni, shume i shpejt e i pandashëm është dhe turizmi minorene, me pervers pasanik nga e gjithe bota qe udhetojne për të gjetur vende të mjera e shfryrë epshet e tyre seksuale.
Turizëm dentar, turizëm estetik, turizëm pensioni e turizëm seksual.
Vajzat latino amerikane, mes tyre dhe transeksuale i takon lehtë në lagjet e Tiranês. Jane jo aq tëbukura sa e ruan imagjinata njerezore, por të vecanta ne ate ambient monoton të një lagje tiranse ku asgjë nuk ndryshon. Levizin ne grup e nuk flasin me askënd.
Dike pyeta ç’ne qê vijne në Shqipëri?
“Legjenda urbane thotë se punojnë nëpër diskoteka o nëkazino”.
Ndoshta?!
50 qê u kapen sot ishin skallve seksi mes Tirane!
Turzimi qê duam!
Jo jo, turizmi qê do Partia Shtet!
Seks-drogë e rrumpallë!