Berisha uron besimtarët bektashinj: Sulltan Novruzi një ditë besimi dhe shprese!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar besimtarët bektashinj dhe shqiptarët për Ditën e Sulltan Novruzit. Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se kjo ditë është një moment besimi, mbarësie dhe shprese për të gjithë besimtarët e Zotit.

Postimi

Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit!

Të dashur miq,

Bektashinjve shqiptarë ju uroj nga zemra gëzuar këtë ditë të madhe dhe të bekuar, Sulltan Novruzin.

Kjo ditë, për bektashinjtë dhe për të gjithë besimtarët e Zotit, është një ditë besimi, mbarësie dhe shprese të pashuar! Është dita e lindjes dhe jetës, një moment për të reflektuar dhe për të shpresuar për një të ardhme më të mirë.

Le të urojmë që Sulltan Novruzi i ardhshëm të na gjejë më mirë, në paqe, harmoni dhe pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit! #sb

About Redaksia

Check Also

Makthi i urgjencës/ Alimehmeti: Të kthehemi tek shëndetësia funksionale dhe të ikim nga shëndetësia e fasadës

Deklarata e drejtuesit të departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti: Të nderuar qytetarë! Ditën …