Berisha: Çdo kandidat, çdo aktivist i PD të merret me shpjegimin e programit tonë! Nuk do merremi me zhapinjtë e kundërshtarit

Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se çdo kandidat dhe aktivist i PD, duhet të angazhohet me shpjegimin e programit ekonomik të PD.

Sipas Berishës, nuk është koha që PD të merret me zhapinjtë e kundërshtarit, që për kryedemokratin nuk janë të paqëllimta.

“Çdo kandidat, çdo aktivist i PD duhet nga mëngjesi gjer në darkë, të merret me programin e PD, të merret me shpjegimin e këtij programi, me ofertën e tij, dhe në një përqindje minimale të merret me kundërshtarin.

Sepse kundërshtari, imagjinoni ju, ka krijuar skenën e tij me zhapinj, hardhuca, zhaba, do të shtojë dhe gjarpërinjtë aty, minjtë. Pse me këto do të merremi ne. Jo.

Ne do të merremi me punësimin, me rrogat, pensionet, minimumi jetik.

Ai nuk i ka të paqëllimshme ato, sepse propaganda është propagandë.

Ai ka bërë ato zgjedhje sepse mendon se mund ti hutojë shqiptarët, mund ti ç’orientojë, mund të zhvlerësojë dhe programin.

Kur ne themi minimumi jetik, ai thotë zhapinj, e kur themi me rradhë ne. Por ne nuk do biem në ato kurthe. Ne do të paraqesim programin tonë, kjo është e gjithë beteja jonë.

Ne shkojmë me program te çdo qytetar, në derë, rrugë, kafe, kudo që ta takojmë ne do të flasim programin tonë ekonomik, do të flasim paketën tonë të dhembshurisë, do të marrim mendime për pastrimin e shtëpisë dhe për shndërrimin e Shqipërisë në një qendër të ’hightec’ në rajon dhe superfuqi energjetike. Ne e kemi të thjeshtë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Miliardat e Ramës për integrimin si miliardat e Shpiragut! Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar gjatë një dalje për mediat mashtrimet e …