Berisha: Çështja e pronave do të zgjidhet përfundimisht brenda mandatit 2025-2029!

Kryetari i PD, Sali Berisha premtoi gjatë një daljeje për mediat se, brenda mandatit 2025-2029 çështja e pronave do zgjidhet përfundimisht. Ai tha se, në 12 vite, Edi Rama ka zgjidhur vetëm 800 dosje pronash.

“Shumë e vërtetë. Po marr të parën. Gjatë viteve 2005-2013, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka patur një bilanc të jashtëzakonshëm në dhjetëra e mijëra vendime të marra. Mbetën në atë kohë 10% të dosjeve të paevaduara.

Ju duhet të dini një gjë. Dosjet e pronarëve në 12 vite, Edi Rama ka zgjidhur gjithsej 800 dosje. 800 dosje në 12 vite, refuzim i tmerrshëm për të zgjidhur problemin.

E dyta ka një moment, për shkaqe nga më të ndryshmet gjithmonë shtyhet afati i paraqitjes së dokumenteve dhe nuk ka një gjë të gabuar këtu. Nëse s’ke ndërmend me ja marrë pronën tjetrit, jepi mundësi. Se kështu ishte historia e këtij vendi.

Afatet e paraqitjes së dokumenteve janë shtyrë çdo 2-3 vite. Dhe kjo çfarë nënkupton. Kjo nënkupton dosje të reja. Megjithatë zotimi im solemn është brenda mandatit 2025-2029 çështja e pronave merr përgjigjen absolute përfundimtare.

Kur ne u larguam nga pushteti ne vërtetë kishte 10% të dosjeve të pazgjidhura, por ama kishim siguruar një fond 71 mijë hektarë tokë publike për të kompensuar në zona shumë të mira.

Atë fond e ka shkatërruar Edi Rama. Thashë ka zgjidhur gjithsej 800 dosje. E paimagjinueshme. 800 dosje në 12 vite, i bie më pak se 70 dosje në vit. E kuptoni çfarë pune, Artan Lame, se ai ka disa agjenci të përfshira këtu.

Kështu që kjo merr përgjigje përfundimtare. Do të zgjidhet brenda 1 mandati, sado që të kushtojë.

Së dyti, po kështu edhe të përndjekurit politikë, shoqëria do ti dëmshpërblejë detyrimin që ka ndaj tyre. Ky është qëndrimi i PD”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …