Berisha: Do të krijohen 4 zona të lira ekonomike, mbështetje e subvencionim direkt për fermerin!

Kryetari i PD,Sali Berisha thotë se 4 qarqe kryesore të vendit do të kenë 4 zona të lira ekonomike, në të cilat do të ofrohen të gjitha lehtësirat, me kushtin e vetëm që investitori të ketë një biografi investimesh disavjeçare në vendin e tij, ndërsa përjashtësoi mundësinë e pranimit të parave nga kontot ofshore.

Në konferencën me gazetarët në PD, Berisha tha se fermeri do të ketë një ID, ku do të indetifikojë niptin, ndërsa premtoi mbështetje dhe subvencionim direkt për fermerin.

“Do të krijohen 4 zona të lira ekonomike në 4 qarqe kryesore të vendit në të cilat do të ofrohen të gjitha lehtësirat, me kushtin e vetëm që investitori të ketë një biografi investimesh disavjeçare në vendin e tij dhe nuk do të pranohet asnjë qindarkë nga kontot ofshore.

Investimet në zonat e lira industriale duhet të kenë transparencë të plotë.

Janë disa qarqe që do të përzgjidhen për krijimin e tyre.

Shqipëria është e fundit, nuk ka asnjë zonë të lirë industriale, në një kohë kur Maqedonia e Veriut ka 6 zona dhe po hap të tjera, Serbia ka 18 zona.

Do të u ofrohet defiskalizimi i të gjitha kompanive të huaja që hapin të paktën 20 vende pune në sektorin e IT dhe do merren me inteligjencën artificiale për 3 vitet e para.

Banka e Zhvillimit që do ngrihet për të mbështetur zhvillimin ekonomik, do të mbështesë fuqishëm startupet me preferencë të të rinjve.

Diaspora. Çdo investitor që vjen nga diaspora në Shqipëri, 5 vitet e para nuk do të ketë asnjë taksë. E theksova se taksat lokale nuk do të mund të jenë kurrë më shumë se 1% e xhiros vjetore, janë 10 fishi sot. Ai thotë se e kam bërë zero biznesin e vogël, ndërkohë që u janë 10-fishuar taksat lokale.

Përveç kësaj, për të rinjtë që vijnë nga diaspora, do të parashikohen për startupet e tyre edhe grante nga 5 në 30 mijë euro.

Kompanitë të cilat prodhojnë në lëvizjen ‘Made in Albania’ do të kenë mundësi të pëfitojnë nga fondet mbi dixhitalizimin, me qëllim automatizimin e proceseve prodhuese dhe rritjen e produktivitetit.

ID do të jetë nipti i fermerit, ID, letërnjoftimi.

Mbështetje direkte për sipërmarrjen bujqësore shumë të ndjeshme.

Subvencionim për çdo njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti e fidanë të mbjellë.

Simetrizimi i menjëhershëm i TVSH në sektorin e përpunimit të produkteve bujqësore.

Garantimi i një të gjitha shërbimeve dhe këshillimeve për sistemin bujqësor nga autoritete vendore.

Pra kjo është paketa më e fuqishme rregullatorë dhe fiskale që është paraqitur ndonjëherë në historinë e vendit.

Janë tejkaluar siç e shihni, ndjeshëm kuadri ligjor i vitit 2006-2013 në të cilin Shqipëria zuri një nga vendet më të mira për klimën e biznesit.

‘Made in Albania’ do të jetë shtylla e krenarisë kombëtare të shqiptarëve.

Ndaj dhe ne e quajmë themelore realizimin e kësaj reforme në ekonomi. Pra me fjalë të tjera, ekonomia, ekonomia, ekonomia, do të jetë themeli i programit tonë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Miliardat e Ramës për integrimin si miliardat e Shpiragut! Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar gjatë një dalje për mediat mashtrimet e …