Kosova magjike në Islandë, ngjitet në Ligën B

Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, Kosova triumfoi 1-3 në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, duke siguruar kalimin në Ligën B të Nations League.

Vendasit nga Islanda shënuan të parët shumë shpejt, që në minutën e parë, me anë të Oskarsson. “Dardanët” u përpoqën që të futueshin në lojë dhe përmbysën llogaritë që në pjesën e parë, falë një dopiete te Muriqit.

Muriqi kompletoi tripletën personale në minutën e 79-të, pas një asisti të Emërllahut. Kosova shkon kështu në Ligën B të Nations League, me plot meritë.

“Dardanët” pritet të jenë të vazon e katërt, ku i “ikën” shteteve, si: Suedisë, Irlandës së Veriut dhe Maqedonisë së Veriut.

Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës nga vazo 1, 2 dhe 3, janë: Skocia, Hungaria, Polonia, Izreali, Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania, Austria, Ukraina dhe Zvicra.

 

About Redaksia

Check Also

Donald Trump fali kampionin e dënuar të boksit pasi ndërhyri Sylvester Stallone

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vlerësuar rolin që Sylvester Stallone ka luajtur në faljen …