“Na marshin të keqen”!

Nga Ilir LEVONJA

Na marshin të keqen, thotë kryeministri i vendit. Dhe pastaj vazhdon ”bufi i kënetës”, ”balta” ata që nuk na duan, horrat, e bëm ne reformën në drejtësi dhe se ata që janë arrestuar janë me gishta etj. Reforma në drejtësi u miratua në korrik 2016 me votat e plota të Kuvendit të Shqipërisë, pra plot 140 të tilla dhe ata ishin sa rilindas aq edhe demokratë etj. Kësisoj reformën në drejtësi nuk e bëre ti, ishte vullnet radikal i politikës në tërësi dhe kjo fal edhe një presioni ndërkombëtar me në krye Amerikën.

Ti u përpoqe ta kapje dhe ia arrite deri diku, aq sot me të njëjtat metoda enveriste po burgos gjithkënd që të del përpara. Kjo reformë ishte sa e domosdoshme aq edhe e dhimbshme pikërisht për faktin e përdorimit pasi standarti i juristit shqiptar është përtokë, më shumë i politizuar se sa i pavarur. Për më dhjerë akoma, i blerë kokë e këmbë. Pa përmendur faktin që qytete me asht kanë mbetur pa Insitucionet themelore ku përfshihen edhe të drejtësisë. Kjo na bëri edhe gaz i botës pikërisht për luftën e ashpër politike, por në të njëjtën kohë nxorri edhe një papjekuri kolektive të shtebërjes, sikurse edhe me Gjykatën Speciale në Kosovë.

Po çfarë të keqe të marrin më, shqiptarët ty, nuk dinë ku janë, nuk kanë aspak më ndjesi qytetare karshi votës, madje një ministrja jote patronazhiste deklaron briutalisht se punë e madhe nëse ka njerëz që nuk duan të votojnë. Vdekje totale e përgjegjësisë qytetare. Pra çfarë të keqe të të marrin ty. Se edhe ata shqiptarë janë dhe nëse Kushteta ekziston sa kohë je në atë mut karrike, ti je edhe kryeministër për ata. Kur e dënuan publikisht Musine Kokalarin, ajo tha, shkoqur, jam e pafajshme pasi fakti që unë e dua ndryshe atdheun tim nuk më bën fajtore.

Kësisoj edhe puna jote masiv i madh leshi i bardhë. Për çfarë të keqe të të marrin ty më, kur Shqipëria po vdes, po vdes nga pak përditë. Nuk ka mbetur më shqiptarë fshatrave të Përmetit dhe po këtij Përmeti ia bëfsha në kokë që të voton ty. Nuk ka mbetur më shqiptarë fshatrave të Skraparit dhe po këtij Skrapari ia bëfsha në kokë që të jep votën. Kështu Tepelena, kështu Memaliaj se, Gjirokastra dhe Saranda e kanë gjetur zgjidhjen, janë greqizuar pavarsisht ”patriotizmit” të madh me britmat alla Bigbrother.

Çfarë të keqe të marrin më, janë nga 19 vjeç dhe e kanë mendjen të ikin, e kanë mendjen të dhunojnë njëri-tjetrin, ta hanë, ta telendisin dhe pse janë të një gjaku dhe prapë nuk ngopen. Eshtë kthyer bindja politike në luftë civile, në një luftë të frikshme, shqiptarët nuk dinë se kujt i përkasin politikave sociale apo ushtarit të partisë. Dhe ti nuk ke turp dhe kërkon mandat të katërt. eshtë vraje veten, ore…, nuk ka më dëshirë për jetë, por për dhunë. Të rrahin publikisht dhe me dëshirë kafshe vetëm pse nuk mendon si ty.

Në gjithë botën demokratike kryeminstrat i japin llogari qytetarit përmes panelit të gazetarëve, ti i ke fikur të gjithë, del e llomotit me poacastet e tua, flet e bërtet për çfarë ta do palla dhe kënaqesh kur sheh plot turma që ta kanë frikën. Shqipëria po vdes dhe ti thua të na marrin të keqen, çfarë të keqe më. Po vdes, gjallë është Beogradi që ka 3 muaj që nuk tutet shesheve, gjallë është Stambolli, Ankaraja.

Kush të ta marri ty të keqen se ai që qelb je i gjithi ti, ke me pushtet që nga viti 1998 dhe shqiptarët e budallepsur akoma të dëgjojnë kur flet për pasaportë europiane, për ujë e drita njëzetë e katër orë. Shqipëria sot ngjan me një ndërrmarje socialiste, një ndërrmarrje për skrap dhe ti ulëret na marrshin të keqen. Pikë e zezë.

About Redaksia

Check Also

Shkon gjuha ku dhemb dhëmbi…

Nga Alba KEPI Kryeministri shqiptar ka publikuar sot në social një fotografi ku fton shqiptarët …