Paloka: PS po zvarritet çdo ditë, Edvini po bëhet copë ta mbajë në këmbë artificialisht

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një postim në Facebook, ironizoi vizitat e vonshme të Ramës në zyrat e PS-së, duke i cilësuar ato si një spektakël të inskenuar për të krijuar idenë e një partie që punon pa ndalim.

Ai publikoi gjithashtu pamje nga zyra e PS në Kombinat, duke thënë se, ndryshe nga çfarë pretendon kryeministri, realiteti është krejt ndryshe dhe se socialistët nuk po punojnë me intensitetin që ai përpiqet të tregojë.

Postimi 

Rama fle, PS fle , “armiku” nuk fle…

Rama ben sikur leviz “befasisht” ne oret e vona te nates neper zyrat e PS dhe gjoja i gjen ata ne kulmin e punes!

Mbreme dha shfaqjen e rradhes me zyren ne Kombinat.

Po ja realiteti sot. Ora nuk ka qene as 20.00 kur jane regjistruar keto pamje ne te njejten zyre👇

“Armiku” nuk fle ndersa PS po zvarrget cdo dite e me shume pavarsisht se Edvini po behet cope ta mbaje ne kembe artificialisht! Mashtrues i vogel…

About Redaksia

Check Also

Merret nën hetim ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili është marrë zyrtarisht person nën hetim për tentativën e hakërimit …