Berisha: Blinken, zyrtar i padenjë! Uroj që drejtësia t’i tregojë vendin…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur ish-Sekretarin e Shtetit në ShBA, Antony Blinken, si një zyrtar amerikan të padenjë.

I ftuar në Top Story, Berisha theksoi se dizenjimi i tij nga Blinken, ishte një sulm armik nga një mik në ShBA, por që e gjeti në pozicion liderin e opozitës.

“Do të rrëfej një gjë se kam thënë kurrë, tek Sali Berisha ke një person jashtë kësaj pamje, person i cili është rritur, është formuar nga njerëz që kanë luftuar jo një, dy 10, por 40 vite, njerëz që me gjithë këto përpjekje nuk fituan asnjë luftën, por nuk pushuan kurrë së luftuari, ai mori pjesë në çdo përpjekje nga 1909 kishte për pushkë deri në 45, ai nuk kishte fitu asnjë betejë, ishte përlesh gjithnjë me armiq shumë të mëdhenj, por ajo që kishte specifikë ai njeri, nuk e kishte lënë armën në një anë, kjo është e gjithë trashëgimia ime.

Po qe se më kërkojnë në pozicion unë aty jam, nuk mund të jem ndryshe, se kam rrëfyer kurrë këtë, po e rrëfej sonte, ai më sulmoi në një mënyrë shumë të padrejtë, të pandershme, më sulmoi si një armik në një kohë kur ne si shqiptarët kemi kultin e mikut dhe e kemi shumë mirë, një mik del dhe të gjuan si armik, por ai më gjeti në pozicion, këtë e them..nuk e kam thënë kurrë, se kjo është e vërteta më e madhe e Sali Berishës, ai nga i cili unë isha frymëzuar kishte humb çdo betejë, por s’ngurroi të merrte pjesë në betejë.

Unë kisha bërë miqësi, isha etiketuar në Evropë si tepër proamerikan, jo me pavetëdije dhe ky tani dilte për lobimin korruptiv, Antony Blinken, një zyrtar i padenjë dhe uroj që drejtësia amerikane t’i tregojë vendin për mashtrimin që i ka bërë popullit amerikan”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …