Berisha: Uroj që muaj i Ramazanit dhe Bajrami tjetër vitin e ardhshëm të na gjejnë ashtu siç duhet dhe ashtu siç e meritojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë nga kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe njëkohësisht kandidatja e Opozitës për Qarkun Tiranë, Adriana Kalaja.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Partisë Demokratike uroi besimtarët myslimanë për agjërimin e Ramazanit dhe shprehu mirënjohjen e tij për sakrificat e bëra nga ata. Ai theksoi se sakrifica është çelësi i arritjeve të çdo individi dhe kombi, duke shpresuar që viti i ardhshëm të sjellë një Ramazan dhe Bajram më të mirë dhe ashtu siç e meritojnë shqiptarët.

“Uroj që muaji tjetër i Ramazanit dhe Bajrami tjetër, vitin e ardhshëm, të na gjejnë ashtu siç duhet dhe ashtu siç meritojmë.

Kanë qenë vite sakrificash, vite me plot sakrifica dhe dhimbje, por gjithçka që është bërë, çdo sakrificë është bërë për dinjitet njerëzor, është bërë për vlerat që besojmë, për besimin tek Zoti dhe besimin tek ky vend.

Berisha e mbylli fjalën e tij duke shprehur mirërnjohjen më të thellë për çdo shqiptar për qendrimin e tyre me lutjet se viti tjetër të jetë një viti më i mirë për të gjithë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Plarent Ndreca në SPAK: Nuk më thirrën pse takova Veliajn, por për një çështje në hetim

Deputeti i PS, Plarent Ndreca është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), …