Mima: Pas fitores së PD do të eleminojmë dytatueshmërinë!

Ekonomisti Florion Mima gjatë një takimi me shoqatat e biznesit, theksoi se, politika fiskale e qeverisë ka dështuar dhe ka krijuar një ngarkesë të panevojshme për qytetarët dhe bizneset.

Ai shprehu shqetësimin për masat e deritanishme mbi tatimin e kapitalit, të cilat, sipas tij, kanë prodhuar efekte të papërfillshme dhe kanë stimuluar falsifikimin e të dhënave. Opozita kërkon një reformë të thellë, duke propozuar eliminimin e tatimit mbi kapitalin dhe vendosjen e një takse më të drejtë dhe të thjeshtë: tatimin mbi fitimin.

“Njerëzit nuk kanë pse të presin. Ajo që ne kemi në mëndje është të vendosim drejtësinë me këtë komponent mbi tatimin mbi të ardhurat. Kanë që në 1998 po bëhen gati 30 vite që është prezantuar ‘Capital Gain’ dhe ka dhënë në 30 vite 0.001. një taksë që nuk justifikon qëllimin për të cilin u vendos.

Ka krijuar më shumë gënjështarë se cdo tatim tjetër, njerëzit detyrohet të falsifikojnë shifrat. Ne po themi Capital Graion do të shkojë zero duke paguar vetëm një kopmponent, tatimin mbi fitim.

Jemi të bindur që ka dy tatueshmëri dhe do bëhemi pas Gjeorgjisë dhe Moldavisë vendi i tretë që eleminon dytatueshmërinë”, tha Mima.

About Redaksia

Check Also

Si e tradhëtoi shoferi Lindën tjetër të Ramës

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Kjo Javë në News24, tregoi detaje nga dosja …