Suçi, fshati i harruar nga qeveria!

Denisa VATA

12 vite ju kanë premtuar se do t’ju #azhornojn tokat, se do t’ju japin certifikatat e pronësisë për shtëpitë tuaja. Sot, pas gjithë këtyre viteve, ju ende nuk keni një copë letër që tregon se toka ku keni lindur, ku keni ndërtuar, ku keni mbjellë dhe rritur fëmijët tuaj, është e juaja!

Si mundet që shteti t’ju trajtojë si të huaj në tokën tuaj? Si mundet që në 2025-ën, një fshat i tërë të mos ketë asnjë dokument për pronat? A ju kujtohen sa herë ju kanë premtuar? Sa herë ju kanë thënë “do ta rregullojmë”, e pastaj kanë ikur e ju kanë lënë në harresë?

Partia Demokratike do ta bëjë realitet azhornimin e tokave dhe ju do të merrni atë që ju takon me ligj, me djersë, me të drejtë!

Ky nuk është vetëm një premtim, është një betejë për dinjitetin tuaj, për punën tuaj, për fëmijët tuaj! Nuk do të jeni më të harruar! Bashkë do ta çojmë këtë deri në fund!

About Redaksia

Check Also

Reuters: Mijëra protestues kundër qeverisë në Shqipëri, policia i sulmon me topa uji

Reuters Policia në Tiranë përdori topa uji gjatë përplasjeve të së dielës (22 mars) me …