Berisha: Do të flas në kongresin e Partive Popullore, atje do paraqes të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe fjalimin që do të mbajë në Kongrësin e Partive Popullore Evropiane në Valencia të Spanjës.

Interesimit të gazetarëve rreth fokusit të fjalimit në PPE, Berisha tha se do të paraqesë të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Është kongresi i Partive Popullore, ku marrin pjesë 13 kryeministra dhe gjithë kryetarët dhe unë jam e do të mbaj një fjalë, më është përcaktuar koha, më është dhënë koha të mbaj dhe unë fjalën e time e do të shkoj. Do të përpiqem ta ekonomizoj kohën në mënyrën sa më racionale.

Ajo është një ngjarje shumë e madhe, për jetën e Partisë Popullore dhe Partisë Demokratike, si anëtare e asociuar që është e kësaj organizate.

Jam i nderuar që do të shkoj dhe të paraqes Shqipërinë, të vërtetat siç  i ka Shqipëria dhe u them unë ju, që kjo paraqitje e të vërtetave të Shqipërisë, do të ndihmojë shumë, Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …