Kryetari i PD, Sali Berisha ripërsëriti edhe njëherë vendimin e tij për të vënë në tavolinë bufin, që Rama e përdor shpesh në media kundër tij.
Sipas Berishës, paraqitjen e bufit e solli për t’I treguar Ramës, deficitin e madh kulturor që ka në raport me dijen.
“Kur e sheh të rrokulliset tjetri, edhe mund ta lësh të rrokulliset gjer në fund, ose mund të ja ndalësh rrugën që të mos përfundojë në humnerë.
Dhe unë ja paraqita për t’i thënë se, ke një deficit kulturor të tmerrshëm dhe kundërshtarin po e bën simbol të mençurisë, diturisë dhe të vendimit, por nuk është kjo detyra jote të lavdërosh kundërshtarin.
Kjo ishte gjithçka”, tha Berisha.