Shqipëria drejt falimentimit të prodhimit bujqësor!

Nga Ilda ZHULALI

ALARM: SHQIPËRIA DREJT FALIMENTIMIT TË PRODHIMIT BUJQËSOR
1.Shqipëria po përjeton një rënie drastike në bujqësi, me pasoja në prodhim, punësim, të ardhura, dhe sigurinë ushqimore.
Ky recesion prek 32 % të punësimit në Shqipëri!
2. Tkurrja dhe plakja e popullsisë ka sjellë si pasojë zhdukjen e fermave familjare dhe rënie të prodhimit bujqësor. Fermerët e vegjël po falimentojnë dhe po kthehen në konsumatorë, duke rritur varësinë nga importet.
3. Vetëm 22.5 milionë euro u investuan gjatë 2024 për prodhimin bujqësor!!! Mungesa e subvencioneve dhe bllokimi i fondeve të BE (IPARD) e përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen.
Ne kemi një ALTERNATIVË!
✅ PRODHIM MADE-in-ALBANIA
✅ SUBVENCIONE MASIVE – 3.5% e buxhetit (7x më shumë!) për çdo fermer.
✅ MBROJTJE NGA IMPORTET – Mbyllja e Ballkanit të Hapur dhe mbrojtje e prodhimit vendas.
✅ NDIHMA DIREKTE – Kredi 80% pa interes, naftë me çmim në kosto, TVSH e drejtë për fermerin.
✅ INFRASTRUKTURË – €70 milion /vit investime!
✅ TEKNOLOGJI & EKSPORT – Grante për mekanizim, agjensi tregu për të udhëhequr prodhimin.
✅ SHTETI NË SHËRBIM TË FERMERIT – Analiza falas e tokës, laboratore shtetërore kundër abuzimeve.
✅ BE-IPARD 100% në duart e fermerëve!

About Redaksia

Check Also

Qelitë “container”, një trajtim dehuman! Emigrantët nuk janë mallra!

Nga Eduard HALIMI  Në Shqipëri, në një fushë të izoluar të Gjadrit, struktura të quajtura …