Bardhi në Patos: Nr.1 ndryshon jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi së bashku me kandidaten demokrate Samena Malenaj ëhstë takuar me banorë të fshatit Gjinoqarë të Patosit, ku kanë parë nga afër gjendjen e mjerueshme dhe braktisjen e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se prej 12 vitesh, në këtë fshat qeveria është inekzistente, duke shtuar se aty nuk ka pasur asnjë investim qoftë në infrastrukturën rrugore, apo dhe në ujin e pijshëm, duke fajësuar për këtë edhe Belinda Ballukun.

‘Rrugët janë të shkatërruara, sepse Belinda Balluku as ka dashur t’ia dijë për Patosin, për Roskovecin, për Mallakastrën, për Divjakën, për Lushnjen, për Fierin edhe pse firmos qindra miliona euro çdo vit’, shkruan Bardhi.

Sipas Bardhit, zgjidhja për rigjallërimin e bujqësisë dhe fshtatit është ndryshimi, përmes votimit të PD dhe programit të saj

Reagimi

Në çdo cep të qarkut Fier për ndryshimin! Me kandidaten tonë Samena Malenaj ishim në fshatin Gjinoqarë të Patosit, një vend i bukur, por i varfër dhe i braktisur.

Prej 12 vitesh, qeveria s’ekziston. Asnjë investim. Asnjë ndihmë. Asnjë mbështetje. Një vend ku, akoma nuk ka ujë të pijshëm. Rrugët janë të shkatërruara, sepse Belinda Balluku as ka dashur t’ia dijë për Patosin, për Roskovecin, për Mallakastrën, për Divjakën, për Lushnjen, për Fierin edhe pse firmos qindra miliona euro çdo vit. Një vend që jeton me bujqësinë, por mbështetja për fermerët nuk ekziston, sepse kjo qeveri u kap duke vjedhur edhe fondet e Evropës për bujqësinë

Ndryshimi është zgjidhja! Me votën për PD dhe nr. 1do të ndryshoni jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj!

About Redaksia

Check Also

Plas pushka 12 ditë para zgjedhjeve në mes të Tiranës

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin, i cili dyshohet se është personi …