Ekspertja: Mjedisi kërkon ndërveprim ndër-institucional, garantim të standardeve të BE!

Ekspertja e mjedisit, Edona Demiraj kërkon më shumë ndërveprim mes ministrive, për çështjet që lidhen drejtpërsëdrejti ose tërthorazi me mjedisin.

Gjatë prezantimit të Programit të PD-së 2025-2029 për sektorin e “Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave”, e ftuar si paneliste dhe pofesore e asociuar, Demiraj tha se është me rëndësi që përmes agjencive dhe drejtorive që kërkojnë monitorim apo merren me investime në fusha të ndryshme të ekonomisë që cekin mjedisin, do të duhet të raportojnë mes sektorëve.

“Të flasësh për mjedisin është të ndërveprosh me të gjitha ministritë, kërkohet nga ne që përmes agjencive dhe drejtorive që kërkojnë monitorim apo merren me investime në fusha të ndryshme të ekonomisë që cekin mjedisin, do të duhet të raportojnë mes sektorëve.

Lidhja ndër-sektoriale midis akademisë, agjencive, studentëve, OJF është shumë e dmd gjatë implementimit të këtij program, për të çuar në vend atë që kërkon implementimin e standardeve të BE, sepse kjo lidhet me integritetin e individëve, të cilët bëjnë pjesë në këtë program.

Dhe kush më mirë se sa studentët, pedagogët apo ata të cilët e kanë pasion mjedisin, mund ta implementojnë duke i dhënë edhe suport agjencive ligj-zbatuese se si mund të bëhet diçka më mirë. Mbështes këtë program kaq ambicioz, të kësaj fryme, e cila vjen me një ndryshim shumë të madh dhe për t’i dhënë zë gjithë shqiptarëve që të jenë pjesë e këtij ndryshimi”, tha Demiraj.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Pisllëqe nën regjinë e Edi Ramës dhe kukullave të tij të emëruar në drejtësi!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi e ka quajtur ‘ballo me maska’ …