Pushteti bëhet më mizor kur e ndjen se i ka ardhur fundi!

Nga Alba KEPI

Pushteti bëhet më mizor kur ndjen se i ka ardhur fundi, e akoma më i paturpshëm për të marrë dhe ato pak gjëra që ende nuk i ka në duar.

Ky është një vend simbol i qytetit të Tiranës, është Stadiumi i lojërave me dorë “Asllan Rusi”, e mban ermin e një nga volejbollistëve më të mirë të historisë së Kombëtares shqiptare.

U quajt i tillë pas viteve ’90 për të nderuar këtë sportist talentuoz e për të mos harruar dramën e tij, e ngjashme me të mijëra shqiptarëve me jetë të shkatërruara deri në ekzekutim fizik, në forma e mënyra më të mënxyrta të diktaturës komuniste.

Ky stadium ka qenë pikë eferimi i të shtunave e të dielave për rininë tiranse të të gjitha kohërave.

E ky stadium është sot një dëshmi turpi e qeverisjes bashkiake që qëllimisht gjatë 3 mandanteve ashtu si dhe ajo e pushtetit qëndror, braktisin në këtë gjendje amortizimi, mos investimi e shkatërrimi, ndërtesa simbolike, identifikuese të artit, kulturës, sportit e historisë së Tiranës.

Nga një bashki me gjysmën e drejtorëve në burg për hajdutllik publik, me një kryetar bashkie po në burg për korrupsion të lartë e krime të rënda, me një drejtuese të komanduar paligjshmërisht nga ky sistem autokratik i centralizuar, vjen diabolizmi i rradhës- ky pallat sporti që u braktis për mbi 1 dekadë sa një gjendje të tillë nuk e gjen dhe në vendet e botës së tretë, duhet t’i dorëzohet Korporatës së Investimeve Kombëtare.

Është kjo Agjensi që i ka bërë investitor strategjik burrat e ministreve, familjarët e qeveritarëve, miqtë e Partisë Pushtet.

E quajmë RIJETËSIMI!

Historia e këtyre 3 mandatave ka dëshmuar se rijetësim do të thotë gllabërim, asgjesim, kullëzim, vjedhje, korrupsion e mjerim. Me shumë gjasa një investitor strategjik i militantizimit e kanibalizmit të Partisë Shtet i ka vënë syrin ose vetë ai kryeinvestitori i strategjisë së vjedhjes së kombit.

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Tiranës që vepron me rregullin e urdhërave partiak e aprovimit me kartona në të dhjetat e sekondit, ka për të aprovuar në mbledhjen e ardhshme të ditës së enjte Projektvendimin “Për dhënien e pëlqimit për autorizimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare për vijimin e procedurave me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i Pallatit të Lojrave me Dorë “Asllan Rusi”, Tiranë”.

E ashtu sic ndodhi me fushat e sportit, me parqet me lodra, me kinematë, me teatrin, me monumentet e trashëgimisë kulturore, me qendrën historike, me stadiumin Selman Stërmasi, ( për momentin duket se një vendim gjykate e ka ndalur kullëzimin e tij), me stadiumin kombëtar, (i bukur por jo largpamës për sportin, mundësitë e së ardhmes e dëshmitar i brezave), kësaj rradhe ky akt diabolik e fatkeq i është caktuar Stadumit të lojërave me dorë “Asllan Rusi”.

Të shtunave pasdite e të dielave pardite vendtakimi i të apasionuarve pas sportit ishte tek ky stadium, traditë që është pjesë e historisë së këtij qyteti.

Si tifoze e ekipeve Sport Klub Tiranës, për brezin tim idhujt e asaj kohe ishin volejbollistet Emanuela Axhani, motrat Hatibi, Fekollari, Murzaka, bashkebollistet motrat Alibetaj e babai i tyre trajner, Klodi Dibra, Nora Goxhi, një ekip bashketbolli me 65 tituj kampion kombëtar e një ekip volejbolli me 32 tituj.

Stadiumi i lojërave me dorë u ndërtua më 1962 dhe arkitekti i tij Kico Miho i diplomuar në Moskë u frymëzua nga arktitektura futuriste e Antonio Sant Elias së 1909 për të transmetuar impulsin e energjisë identifikuese të objektit me sportin e qasjen e tij me kontekstin urban. Forca kryesote e identitetit të kësaj ndërtese është fasada kryesore, me 100m gjatësi me shfaqje nga rruga e Durrësit.

702,1153,0,0.45,-1

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …