Nga Alba KEPI
Kryeministri shqiptar ka publikuar sot në social një fotografi ku fton shqiptarët të votojnë Partinë e tij me simbolikën e dorës me gishta që kanë veshur objekte identifikuese të qyteteve e vendeve të mëdha të botës.
Në bazën të dorës, pra krahu që e mban êshtë Koloseu (vendi i lojërave për gladiatorët), Rrota panoramike e fatit dhe Mullinjtë e erës.
KM po të dhuroj këtë grafik timin që shpreh mjaft mirë gjuhën tuaj tek dhëmbi.
Në vend të Koloseut e mrrokllave të fatit, vini tepsinë me kartmonedhat 500 euro qe i përdor vec mafia se janë të lehta në peshë e riciklojnë me canta dore paratë e krimit.
Qartë e shkoqur si mega sklandalet e qeverisë tuaj që orientohen nga klanet e grupet kriminale të trafikut të kokainës e krimit të organizuar shqiptar e botëror, si aktiviteti i bosave mafiozë të huaj që në Shqipëri pastrojnê paratë e Ndranghetas apo transferojnë përmes bankave shqiptare paratë e Cosa Nosta, si përqindjet e temderave publike, apo aferat e Matteo Messina Denaro që me dhëndrin e familjarët e tij shëtiste kapitalet në Shqipëri.
1- Në gishtin e vogël keni vënë Statujën e Liriës. Unë ju dhuroj dosjen MC Gonigal të FBI, ku jeni i përfshirë në shumë faqe hetuese, për takime me agjentë sekret e krerë të tyre me qëllim shaktërrimin e opozitës shqiptare, demokracisë shqiptare.
2- Në gishtin e unazës keni vënë Kullën Big Ben të Londrës. E drejtë se Kullat e barit e cunat e Londrës ju financojnë fushatën e ju orientojnë politikat ekonomike.
3- Gishti i mesit ju ka pëlqyet ta vishin me Kullën Eiffel të Parisit.
Sa e vërtetë KM!
Për artistë të dështuar e paaftësi profesionale vendet europiane e ekonomitë e zhvilluara të botës nuk kanë vend.
4- Gishtin e unazës ia paske lënë Kullës së Pizës që me shekuj vijon të jetë e shtrembër sa duket se po rrëzohet, por kalaja juaj është shkërmoqur e cfarë të duket se mbahet në këmbë është vetëm hija e të penduarve që do t’i japin kazmën e fundit.
5- I ke dhënë kësaj dore dhe nje vend me gishtin e Skënderbeut.
Ke vite që ëndërron të quhesh i tillë por jeni vetëm një Sancho Panco që vë në lojë jo Don Kishotin po veten!
Eh dora, shenja identifikuese e njeriut e instrumenti me të cilën bën cdo të keqe!
Me 5 shkronja e zgjidh më shkurt KM si për shembull fjala MAFIA!