Nga Redin HAFIZI
Të thuash se Edi Rama mashtron është e natyrshme, por të deklarosh se Edi Rama mashtron për të shërbyer qarqeve antishqiptare, që e kanë kapur atë për t’a përdorur Shqipërinë si bazë logjistike, eksperimentale kundër interesave Amerikane në rajon e më gjerë është një mision patriotik. Pra në këto zgjedhje kërkohen patriotë e jo tradhëtarë. Rama është tradhëtari. Pra le të vazhdojmë me patriotizëm e të lëmë propagandën Soros-Rama që sjell thjesht teori që nuk bazohen në praktikë, pra mashtrime. Një ndër ato është edhe premtimi për anëtarësim të Shqipërisë në BE, por që Rama nuk thotë të vërtetën se kjo mund të arrihet përmes teorive që ngrihen në Europë nga lobistët e Soros që kontrollon disa zyrtarë të lartë në BE, por jo të gjithë.
Teoria pa praktikën është e vdekur, ndërkohë që praktika pa teorinë është e verbër. Në Amerikë kjo dallohet qartë kur shohim se ka shumë zhurmë nga NGO që financoheshin nga taksat e Amerikanëve, shumë projekte të padukshëm që thithnin miliarda dollarë, ndërkohë që të gjitha kanë kontribuar në teorinë e George Soros në konfliktin kostant dhe revolucionin e përhershëm. Ndërkohë kjo mbeti një teori që thith shumë para duke shfrytëzuar edhe dëshirën e njerëzve për të punuar nga shtëpia për shtetin dhe më keq akoma duke gjeneruar grupe “guerrilasish” nën “Bella Ciao” që si dembela apo të degraduar pranojnë të përdoren kundrejt një pagese që do t’u japë mundësinë të vënë ndonjë bast apo të pinë ndonjë birrë. Megjithatë të gjithë e dimë se praktika e vërteton teorinë dhe me sa kemi parë janë dështimet atje ku Soros ka futur hundët si në bankën e Anglisë në vitet ‘80, në Rusinë e Jelcin, në Argjentinë, në USA së fundmi ku u arrit inflacioni më i lartë në historinë e ekonomisë Amerikane nga viti 1937. Megjithatë propaganda kërkoi që të zgjidhte të njëjtën administratë që shkaktoi varfërimin e Amerikanëve që në të vërtetë është vite dritë larg nga varfërimi i Shqiptarëve.
Ka shumë teori politike, ekonomike dhe sociale. Ka shumë propagandë kohët e fundit dhe shumë para në shërbim të kësaj propagande. Ndërkohë ku nuk bëjnë punë paratë atëherë propaganda gjeneron dhunën dhe në Shqipëri ky është një eksperiment që vazhdon edhe pse në USA, zgjedhja e Presidentit Trump i ka sprapsur forcat e dembelëve që kërkojnë të shterojnë buxhetin e shtetit më të fuqishëm në botë. Kjo është një përpjekje për të shkatërruar USA dhe në këtë rast Europa e qetë mund të vazhdojë marrëdhëniet me Kinën për “autostradën” e biznesit. Ndërkohë në mes Rama ka patur të njëjtën doktrinë si Biden and Blinken për të shpërdoruar paratë se nuk ka kontroll. Kjo do të marrë fund pasi kuptohet që Shqipëria urgjentisht duhet të dalë nga liga e mashtruesve. Ndërkohë shikoni sa mashtrues janë të majtët në nivel global. Kanë patur dy shtylla kryesore si ambienti dhe paqja, pra jo lufta. Ndërkohë të njëjtët individë sulmojnë Tesla dhe nuk kanë problem të përshkallëzojnë luftën në Ukrainë duke dërguar trupa të NATO. Megjithatë nuk ka protesta pro paqes, por ka sulme terroriste të së majtës radikale kundër kompanisë iniciatore në prodhimin e makinave elektrike. Pra, votuesit duhet të shohin se parimet e të majtës janë thjesht politikë e momentit dhe jo standart për një individ në prosperitet, një familje në mirëqënie, një komb të fortë që sjell një botë në paqe. Teoria pa praktikën është e vdekur, ndërkohë që praktika pa teorinë është e verbër. Këtë duhet të dinë qytetarët kur dëgjojnë premtime që nuk janë si rrjedhojë logjike e zhvillimeve në terren.